Sport

Gjermania ka një Miroslav Klose të ri! Sot shënoi tripletën e radhës

Sulmuesi i datëlindjes 1996 është i pari futbollist prej sezonit 1998-99 që shënon një tripletë në të njëjtin sezon kundër së njëjtës skuadër. Gjithsej ka 30 gola të shënuar
Featured image of article: Gjermania ka një Miroslav Klose të ri! Sot shënoi tripletën e radhës Leipzig

Gjermania ka një Miroslav Klose 2.0! Sulmuesi Timo Werner kthehet te golat pas 3 ndeshjesh, ku nuk kishte lënë gjurmë. Ai sot shënoi tre gola dhe arrin në kuotën e 24 golave, tre më pak se sa polaku Robert Lewandowski.

Ky ishte një rekord personal i Werner-it, sepse është i katërti kampionat radhazi që Werner ka shënuar më shumë se 10 gola dhe i dyti radhazi me mbi 20 gola.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai ka kaluar edhe rekordin personal në një turne: në vitin e parë te Leizpig kishte shënuar 21 herë. Sulmuesi i datëlindjes 1996 është i pari futbollist prej sezonit 1998-99 që shënon një tripletë në të njëjtin sezon kundër së njëjtës skuadër. Gjithsej ka 30 gola të shënuar.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment