Bota

Gjermania gati me negociatat me Rusinë për të marrë vaksinën Sputnik V, por po pret autorizimin nga EMA

Reuters shkruan se fillimi i negociatave me Gjermaninë varen nga autorizimi që Autoriteti Evropian i Barnave (EMA) i jep vaksinës. 
Featured image of article: Gjermania gati me negociatat me Rusinë për të marrë vaksinën Sputnik V, por po pret autorizimin nga EMA Foto ilustruese

GJERMANI- Gjermania është gati për të filluar negociatat me Rusinë për të marrë vaksinën ‘Sputnik V”. Reuters shkruan se fillimi i negociatave me Gjermaninë varen nga autorizimi që Autoriteti Evropian i Barnave (EMA) i jep vaksinës.

Ndërkohë që pas deklaratës së Komisionit Evropian se EMA nuk ka ndërmend që të fillojë bisedimet me Rusinë për vaksinën Sputnik V, Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn ka deklaruar se Gjermania do të bëjë një marrëveshje dypalëshe për të siguruar vaksinën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë që ditën e sotme Bavaria është shteti i parë gjerman, i cili ka nënshkruar një marrëveshje me Rusinë për vaksinën Sputnik V.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment