Bota

Gjermania gati të heqë kufizimet anti-COVID, duke filluar nga 1 Korriku vendet që janë jashtë ‘zonës së rrezikut’ mund të udhëtojnë në vend

Kjo masë duket se do të sjellë më shumë normalitet ndërsa qytetarët gjithnjë e më shumë vaksinohen kundër Covid-19.
Featured image of article: Gjermania gati të heqë kufizimet anti-COVID, duke filluar nga 1 Korriku vendet që janë jashtë ‘zonës së rrezikut’ mund të udhëtojnë në vend foto ilustruese

GJERMANI- Gjermania do të heqë paralajmërimin e saj të udhëtimit për shumicën e vendeve nga 1 korriku, tha Ministri i Jashtëm Heiko Maas ditën e sotme.

Kjo masë duket se do të sjellë më shumë normalitet ndërsa qytetarët gjithnjë e më shumë vaksinohen kundër Covid-19.

Sipas mediave të huaja, vendet që regjistrojnë norma infektimi prej 50-200 rastesh për 100,000 njerëz në shtatë ditë nuk do të konsiderohen më “zonë rreziku”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më herët të Premten, Instituti Gjerman Koch për sëmundjet infektive hoqi disa vende dhe rajone duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanada, Zvicër, Austri dhe disa rajone në Greqi nga lista e rrezikut të udhëtimit të koronavirusit.

Kufizimet megjithatë mbesin në fuqi për vendet me nivele më të larta të infektimeve, ose ku qarkullojnë variante të virusit, të tilla si Britania ose India.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment