Bota

Gjermania dhe Franca duan dialog me Rusinë, vendet e tjera të BE kundërshtojnë ‘me forcë’ rinisjen e bisedimeve

Presidenti francez Emmanuel Macron gjithashtu tha se dialogu është i nevojshëm për stabilitetin e kontinentit evropian, duke vënë në dukje se ata nuk do të heqin dorë nga asnjë prej vlerave ose interesave të tyre në process.
Featured image of article: Gjermania dhe Franca duan dialog me Rusinë, vendet e tjera të BE kundërshtojnë ‘me forcë’ rinisjen e bisedimeve Ministri i Polandes dhe Merkel

BRUKSEL– Vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk po bien dakord me njëra-tjetrën rreth mënyrës së afrimit të marrëdhënieve me Rusinë .

“Euronews” raportojnë se Franca dhe Gjermania kanë zgjedhur të rifillojnë takimet me Vladimir Putin dhe shohin si rrugën e duhur dialogun, por për këtë gjë nuk bien dakord vendet e tjera të BE, pasi duan të marrin masa më të ashpra ndaj Moskës.

Presidenti francez Emmanuel Macron gjithashtu tha se dialogu është i nevojshëm për stabilitetin e kontinentit evropian, duke vënë në dukje se ata nuk do të heqin dorë nga asnjë prej vlerave ose interesave të tyre në process.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përmbysja e qasjes nga Franca dhe Gjermania është pritur mirë nga Kremlini, me zëdhënësin e Putinit që e përshkruan atë si “pozitiv”. Por shtetet baltike, Polonia, Suedia dhe Holanda janë me forcë kundër rinisjes së dialogut me udhëheqësin rus dhe gjithashtu shprehen të befasuar me propozimin e tyre të ri mbi marrëdhëniet me Rusinë gjatë takimeve përgatitore në Bruksel.

(e.k/dosja.al)

Shto Koment