Bota

Ç’do ndodhë në Gjermani? Zëdhënësja e Merkeli-të jep këshilla: Kujdes me kontaktet gjatë festave, përhapja e virusit varet nga ne

Zëdhënësja e Kancelares Angela Merkel, Ulrike Demmer ka thënë se rritja e numrit të infektimeve varet nga sjellja e njerëzve gjatë ditëve të festave.  Gjithashtu ka vënë në dukje dhe numrin e larë të personave që kanë ndërruar jetë.
Featured image of article: Ç’do ndodhë në Gjermani? Zëdhënësja e Merkeli-të jep këshilla: Kujdes me kontaktet gjatë festave, përhapja e virusit varet nga ne Ulrike Demmer

GJERMANI-Zëdhënësja e Kancelares Angela Merkel, Ulrike Demmer ka folur për situatën e pandemisë në vend. Në një deklaratë për shtyp, ajo ka thënë se rritja e numrit të infektimeve varet nga sjellja e njerëzve gjatë ditëve të festave.  Gjithashtu ka vënë në dukje dhe numrin e larë të personave që kanë ndërruar jetë.

“Dinamika e përhapjes së virusit varet nga sjellja e secilit prej nesh dhe çelësi mbetet zvogëlimi i kontakteve, i vlefshëm edhe për Vitin e Ri. Për të pasur një pamje realiste të situatës ne duhet të kapërcejmë Vitin e Ri dhe të presim ditët e para të janarit. Raportet nga spitalet tregojnë vështirësinë e situatës dhe urgjencën e masave. Numrat e Covid-19 mbeten përgjithësisht akoma shumë të larta. Sot ne kemi tejkaluar 30 000 viktima,”- theksoi Demmer.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sakaq, më 5 janar kancelarja Angela Merkel do të takohet me kryeministrat e landeve për konsultime lidhur me masat që do të vendosin për të mbajtur pandeminë në kontroll. N◄ Gjermani, që prej fillimit të pandemisë në vend janë shënuar 1,660,200 persona dhe kanë ndërruar jetë 30,689 pacientë.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment