Bota

Gjermani do t’i zgjasë masat parandaluese deri në 10 janar/ Angela Merkel: Në përgjithësi gjërat do të mbesin siç janë

Angela Merkel bëri të ditur vendimin pas përfundimit të telekonferencës me Kryeministrat e shteteve.
Featured image of article: Gjermani do t’i zgjasë masat parandaluese deri në 10 janar/ Angela Merkel: Në përgjithësi gjërat do të mbesin siç janë Angela Merkel

GJERMANI-Qeveria në Gjermani ka marrë vendim që bllokimi të zgjasë deri në 10 janar. Sipas mediave të huaja, së kancelarja Angela Merkel bëri të ditur vendimin pas përfundimit të telekonferencës me Kryeministrat e shteteve.

“Ne jemi ende shumë larg objektivit. Në thelb, situata mbetet e njëjtë. Jemi ende shumë larg nga shënjestra e 50 rasteve për 100,000 banorë në një javë. Në përgjithësi gjërat do të mbesin siç janë tani deri në muajin janar,”-ka thënë ajo.

Ndërkohë deri më tani qeveria Gjermani ka njoftuar për një lehtësim të kufizimeve, për periudhën nga 20 dhjetor deri në 2 janar, por restorantet, klubet e natës dhe palestrat do të qëndrojnë të mbyllura deri më 10 janar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që prej fillimit të pandemisë në Gjermani janë regjistruar 1,094,984 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 17,594 pacientë.

(k.a/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment