LIVE UPDATES
Bota

Gjermani/ Debate të nxehta për emigrantët edhe në kohën e festave, në fokus pranimi i minorenëve nga Greqia

26 Dhjetor 2019, 12:46 Nga DOSJA
Gjermani/ Debate të nxehta për emigrantët edhe në kohën

KE– Komisioni Evropian i ka bërë thirrje Gjermanisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Evropian që të pranojnë dhe strehojnë emigrantët e mitur, të vendosur aktualisht në Greqi. Kampet në Greqi janë të mbingarkuara dhe vendet tjera duhet të ndihmojnë. “Komisioni është i shqetësuar me gjendjen e rëndë të emigrantëve pa shoqërim në këto kampe”, tha zëdhënësja e komisioneres së BE Ursula von der Leyen, për agjencinë e lajmeve DPA. Komisioni ka kërkuar prej vendeve anëtare disa herë që vullnetarisht të marrin migrantë nga këto kampe. Por përgjigja ka qenë deri tani kryesisht negative.

Autoritetet greke thonë se aktualisht në kampe atje ka rreth 5.300 fëmijë dhe minorenë pa shoqërim. Por vend në kampe ka për vetëm 2.216, që do të thotë se mbi gjysma prej tyre nuk kanë vend për strehim të duhur.

Debatet në Gjermani

Kryetari i ekologjistëve gjermanë Robert Habeck i vizitoi së fundi këto kampe dhe hapi një debat të nxehtë në Gjermani, sepse ai kërkoi që Gjermania të pranojë rreth 4.000 të mitur. Ministri i Brendshëm Horst Seehofer e akuzoi partinë ekologjiste për “politikë jo korrekte” në kohën e festave.

Propozimi i kreut të ekologjistëve është kritikuar edhe nga liberalët. Linda Teuteberg deklaroi për gazetën „Die Welt”: „Fushata e ekologjistëve në prag të Krishtlindjeve nuk e ndihmon askend për zgjidhjen e problemeve me migrantët.”

Ndërsa në partinë socialdemokrate SPD ka pasur edhe konflikte mendimesh mes ministrit të landit të Saksonisë së Poshtme Borius Pistorius dhe kryetares së SPD Esken. Pistorius u shpreh i dëshpëruar me politikën e partisë së tij, për shkak se krerët e partisë nuk janë pozicionuar qartë ndaj kësaj çështjeje.

Të dhënat e BE dallojnë nga ato të ekologjistëve

Komisioni Evropian pohon se të dhënat e tyre dallojnë nga ato të Habeckut. KE ka regjistruar vetëm 1.922 fëmijë pa shoqërues në këto kampe. Në gjithë Greqinë ka pasur së fundi 5.276 migrantë të tillë.

Vetëm 9% prej tyre janë më të vegjël se 14 vjeç, që do të thotë fëmijë në kuptimin e plotë të ligjit. Nga 1.922 fëmijë, 92 % janë djem. Habeck në intervistën për gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung foli për “vajza me shëndet të dobët”, të cilat duhet të sillen në Gjermani.

Autoritetet greke thonë se numri më i madh i migrantëve vjen nga Afganistani, Pakistani dhe Nigeria. Vetëm 11 janë regjistruar nga Siria.

Gjermania pret zgjidhje nga BE

Qeveria gjermane ka kumtuar se migrantët në këtë moment nuk mund të sillen në Gjermani. “Ne po kërkojmë zgjidhje evropiane”, theksoi zëdhënësja e qeverisë Ulrike Demmer. “Gjermania nuk mund ta zgjidhë vetë këtë problem.”

Ndërkohë mendohet se zgjidhja do të arrihet shumë shpejt. Vendet e BE për përpiqen të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për shpërndarjen e migrantëve, thuhet në BE.

Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota debate per emigrantet emigrantet ne gjermani ke debate per emigrantet emigrantet ne gjermani ke

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni