BotaEkonomi

Koronavirusi/ Gjermania do të financojë më shumë se 660 miliardë euro, për bizneset që janë në krizë ekonomike

Sipas mediave vendase kjo është për të mbrojtur kompanitë dhe vendet e punës. Do të ketë gjithashtu shtyrje të taksave. Ata u shprehën se qeveria do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm, përfshirë marrjen e aksioneve në kompani, nëse vlerësohet e nevojshme.
Featured image of article: Koronavirusi/ Gjermania do të financojë më shumë se 660 miliardë euro, për bizneset që janë në krizë ekonomike Olaf Scholz dhe Peter Altmaier

GJERMANI- Sëmundja e koronavirusit, ka një pasur një ndikim masiv në shumë kompani. Ministri i Financave, Olaf Scholz dhe Ministri i Ekonomisë Peter Altmaier, po përgatsin një paketë të ndihmës ekonomike, në vlerë më shumë se 660 miliardë euro për të ndihmuar kompanitë me ekonominë më të madhe të Europës, që t’u mbijetojnë efekteve të shpërthimit të koronavirusit.

Sipas mediave vendase, kjo është për të mbrojtur kompanitë dhe vendet e punës. Do të ketë gjithashtu shtyrje të taksave. Ata u shprehën se qeveria do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm, përfshirë marrjen e aksioneve në kompani, nëse vlerësohet e nevojshme.

“Ne nuk mund të harrojmë mësimet e krizës së mëparshme financiare”,- tha Scholz

Ndërkohë Kancelarja Angela Merkel, ka njoftuar dje masa të tjera “gjithëpërfshirëse” për të mbështetur ekonominë. Tani parlamenti, ka miratuar një vendim të shpejtë dhe unanim për ta bërë punën me orare më të shkurtëra për kompanitë në rrezik, për shkak të krizës koronare. Ligji do të zvogëlojë oraret e punës  deri në fund të vitit 2021. Punëtorët gjithashtu duhet të marrin përfitime pune

Gjithashtu, Merkel u bëri thirrje qytetarëve që të zvogëlojnë kontaktet e tyre sociale kudo që të jetë e mundur, pasi numri i infeksioneve në Gjermani kaloi 3,000 vetë, me gjashtë vdekje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo është një ndërprerje që do të sfidojë të gjithëve ne”,- është shprehur Merkel. Kancelarja ka paralajmëruar më parë se rreth 70 për qind e popullsisë së vendit me 58 milionë banorë, mund të preket nga koronavirusi.

Në rang global janë regjistruar mbi 4600 viktima dhe mbi 125,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 118 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 1016 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi është shënuar një viktimë, ndërsa në Shqipëri janë 33 të infektuar, mes tyre një viktimë.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment