Bota

Covid-19 nuk i ndal gjermanët, kjo është metoda e re e organizimit të festave

Festa është organizuar me DJ e ndërkohë njerëzit kanë respektuar distancën sociale pasi ishin futur brenda makinave ku secila kishte nga dy persona.
Featured image of article: Covid-19 nuk i ndal gjermanët, kjo është metoda e re e organizimit të festave Pamje nga festa

GJERMANI– Edhe pse Gjermania është një nga vendet e pesta në botë përsa i përket numrit të infektuarve nga Covid-19, kjo nuk ka ndaluar gjermanët që të festojnë në klubet e natës. Qindra persona janë mbledhur në një festë, e cila është zhvilluar për herë të parë pas pandemisë së koronavirusit.

Sipas një kronike tëTv Klan” festa është organizuar me DJ e ndërkohë njerëzit kanë respektuar distancën sociale pasi ishin futur brenda makinave ku secila kishte nga dy persona.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë rreth festës ka folur organizatori i saj i cili ka thënë se ishte hera e parë pas 32 viteve punë që shikonte një atmosferë të tillë edhe pse fitimet ishin shumë më të pakta.


Kujtojmë se në Gjermani janë regjistruar 173,031 persona të infektuar dhe kanë humbur jetën 7,717 persona.
(A.K.Dosja.al)

Shto Koment