Aktualitet

Gjergji Koja: Nuk do ngelë shqiptar pa u vaksinuar, ai që e do, do e marrë, edhe falas madje

Ai tha se të parët do të vaksinohen punonjësit e shëndetit, më pas arsimtarët, punonjësit e policisë, personat mbi 75 vjeç dhe ata që janë të sëmurë kronikë, e më pas pjesa e mbetur e popullsisë.
Featured image of article: Gjergji Koja: Nuk do ngelë shqiptar pa u vaksinuar, ai që e do, do e marrë, edhe falas madje Gjergji Koja

TIRANË– Gjergji Koja, ish-ministër shëndetësie ka deklaruar se nuk do të ngelë asnjë shqiptar pa u vaksinuar. I ftuar në “Open”, Koja tha se çdo qytetar shqiptar që sigurisht ka dëshirë, do të vaksinohet dhe madje falas.

Ai tha se të parët do të vaksinohen punonjësit e shëndetit, më pas arsimtarët, punonjësit e policisë, personat mbi 75 vjeç dhe ata që janë të sëmurë kronikë, e më pas pjesa e mbetur e popullsisë.

Nuk është çështja vetëm te kalendari. Është puna te shtresat vulnerabël. Po negociohet në të gjitha mënyrat e mundshme. Do vaksinohen mjekët dhe gjithë punonjësit e shëndetësisë, më pas arsimtarët dhe punonjësit e policisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vaksina është e sigurtë, e rekomandueshme, jo e detyrueshme, falsa dhe të gjithë do të vëksinohen. Ata që duan domethënë. Pra çdo shqiptar që duhet të vaksinohet dhe që i përket grupit vulnerabël, do të vaksinohet. 30 mijë janë personel mjekësor dhe punonjës policie. Llogarisni sa arsimtarë janë shto dhe të moshuarit”- tha Koja.

(f.m/dosja.al)

Etiketa:

Një Koment në “Gjergji Koja: Nuk do ngelë shqiptar pa u vaksinuar, ai që e do, do e marrë, edhe falas madje

  1. Je njeri kot o Gjergji. Vegjeton ne pushtet, kaq di te besh. E ndrite ne krye te rinise se PSse, e dhjeve dmth. Vegjeto deri ne 25 prill. Rregullo letrat ore se me ty merren neser se je i vogel, te medhenjte si gjen gje kollak

Shto Koment