Kuriozitete

Gjërat që duhet të dini para se të bëni një tatuazh të bardhë

Para se të bëni një të tillë është mirë të lexoni disa fakte rreth tyre.
Featured image of article: Gjërat që duhet të dini para se të bëni një tatuazh të bardhë Tatuazh

Tatuazhet me bojë të bardhë u bënë një trend i ri. Por kjo formë e artit të trupit është shumë më delikate në krahasim me tatuazhet me bojë të zezë. Para se të bëni një të tillë është mirë të lexoni disa fakte rreth tyre.

1.Shkoni vetëm tek artistë me përvojë!

Kjo vlen për të gjitha tatuazhet. Por tatuazhet me bojë të bardhë janë shumë më sfiduese për të bërë në mënyrë korrekte. Për shkak të hollimit të shumicës së bojërave të bardha, duhet pak kohë dhe aftësi për të krijuar një tatuazh pikërisht ashtu siç dëshiron klienti. Gjithashtu një artist i mirë do të jetë në gjendje të rekomandojë se çfarë lloj tatuazhi do t’ju përshtatet më së miri.

2.Tatuazhet e bardha nuk duken të mira në çdo ngjyrë të lëkurës!

Ngjyra e lëkurës është faktori përcaktues se sa i dukshëm do të dalë tatuazhi juaj. Nëse lëkura juaj është shumë e zbehtë, ekziston një shans që arti i trupit tuaj nuk do të rezultojë aq mbresëlënës.

3.Tatuazhet e bardha kërkojnë një dizajn të veçantë!

Bojë e bardhë duhet të plotësojë idenë tuaj të tatuazhit sepse jo të gjitha modelet mund të duken bukur me këtë ngjyrë. Për më tepër, sa më e thjeshtë të jetë ideja, aq më shumë i bukur do të duket. Portretet e komplikuara nuk janë një ide e mirë për bojën e bardhë.

4.Tatuazhet e bardha zakonisht nuk e kalojnë provën e kohës!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të gjitha tatuazhet veniten, dhe pas një numri të caktuar vitesh, ato nuk duken njësoj. Dhe boja e bardhë ka tendencë të ndryshojë ngjyrën e saj më shpejt se bojërat e tjera.

5.Tatuazhet e bardha mund të rrisin sipërfaqen e lëkurës!

Tatuazhet e bardha kanë tendencë ta bëjnë lëkurën tuaj të fryhet pak më shumë sesa tatuazhet e ngjyrave të tjera. Kjo ndodh sepse boja vendoset afër sipërfaqes së lëkurës vetëm për ta bërë ngjyrën më të dukshme. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të gjeni modelin e artistin e duhur për të bërë tatuazhin.

6.Boja e bardhë funksionon më mirë për të nxjerrë në pah se sa të përshkruaj!

Zakonisht, boja e bardhë përdoret për të nënvizuar tatuazhet e tjera sepse mund të ndihmojë në sigurimin e një forme më interesante. Gjithashtu duket mbresëlënëse në kontrast me bojën e zezë.

7.Ju mund të parandaloni që tatuazhi juaj të venitet para kohe!

Meqenëse tatuazhet me bojë të bardhë janë më të ndjeshme, nevojitet kujdes i veçantë për t’i parandaluar ato të zbehen shpejt.

(a.b)/dosja.al

Etiketa:

Shto Koment