Aktualitet

“Gjendje e padurueshme, sikur të kanë rrahur”/ Brataj flet për simptomat e COVID-19: Kisha kollë, temperaturë, ethe

Skënder Brataj ka treguar se virusi është i rëndë, pasi ai ka pasur temperaturë, kollë dhe ndihej shumë i lodhur.
Featured image of article: “Gjendje e padurueshme, sikur të kanë rrahur”/ Brataj flet për simptomat e COVID-19: Kisha kollë, temperaturë, ethe Skënder Brataj

Tiranë– Skënder Brataj, Drejtori i Urgjencës Kombëtare, i cili u prek nga COVID-19, ka treguar së fundmi për simptomat e virusit. Në një intervistë në “Real Story” në “News24”, ai është shprehur se në ditët e para ishte i këputur dhe ndihej i lidhur dhe më pas iu rrit edhe temperatura. Mjeku tregoi se kishte dhe kollë dhe ishte një gjendje e padurueshme.

“Patjetër janë simptoma të sëmundjes. Shërimi i plotë është kur zhduken simptomat. Shumë herë privatësia e çdonjërit nga ne është personale por unë nuk mund ta mbaj dot për vete sepse kam pasur një mbështetje që nuk e prisja. Nuk e prisja që njerëzit të ishin kaq të ndjeshëm dhe kaq solidarë. Veç sëmundjes kam dhe fatin që po shërohem 100%. Nuk ka ngelur media apo gazetar që nuk më ka uruar apo dërguar një mesazh. Në datë 18 ose 19 dhashë një intervistë në Skype tek News24 dhe të gjithë më thoshin që dukeshe shumë i lodhur. Ditët e para ishte një këputje, një lodhje. Po thosha hë mo lodhje. Pas dy ditësh shpërtheu temperatura, ethe, dhimbje, kollë, një gjendje e padurueshme e organizmit, sikur të kanë goditur të kanë rrahur. Një ‘mal esere ‘e përgjithshme. Nuk rrije dot ulur, nuk rrije dot shtrirë, por fuqi nuk kishe që të lëvizje. Temperatura ishte më sfilitëse”, tregoi ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Skënder Brataj është drejt shërimit. Ndërkohë, të infektuar me COVID-19 janë, drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami, shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi dhe mjeku Ronad Xhaxho. Betejën me COVID-19 e fitoi mjeku Dhimitër Kraja.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment