Rajoni

Gjendje alarmante në Greqi/ Spitali “Papanikolaou”, në Selanik nuk ka më vend për pacientë të infektuar me Covid-19

Shtretërit në dispozicion për pacientët me Covid-19 në Papanikolaou janë 100% të mbuluara, theksojnë drejtorët e Klinikave të Spitalit të përfshirë në menaxhimin dhe trajtimin e pacientëve.
Featured image of article: Gjendje alarmante në Greqi/ Spitali “Papanikolaou”, në Selanik nuk ka më vend për pacientë të infektuar me Covid-19 Foto ilustruese

GREQI-Shifra e rasteve të infektimeve është rritur në Evropë. Ndërkohë Greqia është një nga vendet që ka marrë masa të pjesëshme, për shkak të numrit të lartë të infektimeve.

Por, mediat greke, bëjnë të ditur se gjendja paraqitet alarmante dhe në spitale ku numri i pacientëve sa vjen e shtohet.  Drejtorët e Klinikave të Spitalit “Papanikolaou” në Selanik, kanë njoftuar se ky institucion shëndetësor nuk mund të trajtojë raste të reja, pasi nuk kanë më kapacitet.

Shtretërit në dispozicion për pacientët me Covid-19 në Papanikolaou janë 100% të mbuluara, theksojnë drejtorët e Klinikave të Spitalit të përfshirë në menaxhimin dhe trajtimin e pacientëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Spitali ynë nuk mund të pranojë më pacientë të tjerë të infektuar me Covid-19”, thuhet në deklaratë.

Që prej fillimit të pandemisë në Greqi janë regjistruar 76,403 persona të infektuar me Covid-19, ndërkohë që kanë ndërruar jetë 1,165 pacientë.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment