Politike

“Gjendja më e keqe në 8 vjet”, Salianji reagon pas raportit të DHAT: Shqiptarët sot janë më të varfër se kurrë, kjo situatë duhet të marrë fund

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar pas raportit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, i cili fliste për përkeqësim të klimës së biznesit. Salianji u shpreh se shqiptarët sot janë më të varfër se kurrë dhe kjo gjë duhet të marrë fund sa më parë.
Featured image of article: “Gjendja më e keqe në 8 vjet”, Salianji reagon pas raportit të DHAT: Shqiptarët sot janë më të varfër se kurrë, kjo situatë duhet të marrë fund Ervin Salianji

TIRANË -Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me raportin e fundit të Dhomës Amerikanë të Tregtisë në Shqipëri, ku theksohej se kjo është gjendja më e keqe në 8 vite, përsa i përket klimës së biznesit dhe gjendjes ekonomike. Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Salianji thekson 5 faktorët e krizës ekonomike në Shqipëri, ndërsa akuzoi qeverinë se zbraz xhepat e qytetarëve për t’ja dhënë klientëve të tyre. Ai ka shtuar, se Shqipëria në çdo raport ndërkombëtar, Shqipëria vetëm humbet pozicione për zhvillimin e ekonomisë.

Postimi i Salianjit

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Per 7 vite me radhe, Edi Rama i zhvati shqiptarët me taksa te larta duke i vene leket e shqiptareve ne sherbim te oligarkeve te tij. Pe 7 vite me radhe kjo qeveri la ne meshiren e fatit shqiptaret qe sot jane me te varfer se kurre. Xhepat e qytetareve zbrazen nderkohe qe klientet e Edi Rames pasurohen dhe marrin miliona dhe ne kohe pandemie. Edi Rama eshte fatkeqesia e ekonomise shqiptare. Kete gje nuk e fsheh dot me as propaganda e stisur prej tij. Ne cdo raport nderkombetar Shqiperia vetem humbet pozicion per zhvillimin e ekonomise. Kete gje theksoi sot dhe Dhoma Amerikane e Tregtise: “Është gjendja më e keqe në 8 vjet”- Kjo situate duhet te marre fund sa me pare. Ne kemi nje plan te qarte dhe te realizueshem qe do te riktheje normalitetin, ekonomi te zhvilluar, me shume frymemarrje per biznesin

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment