Politike

Koronavirusi izoloi vendin, Rama TREGON si ndjehet: Kam një barrë. Më quani si të doni, por…

Kryeministri Edi Rama u shpreh hapur se kishte një barrë të rëndë dhe se kurrë nuk do të kishte dashur që të ishte në një pozicion të tillë. 
Featured image of article: Koronavirusi izoloi vendin, Rama TREGON si ndjehet: Kam një barrë. Më quani si të doni, por… Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me gjendjen e tij emocionale gjatë një interviste për “Report Tv”.

I pyetur se si ishte gjendja e tij, Rama u shpreh hapur se kishte një barrë të rëndë dhe se kurrë nuk do të kishte dashur që të ishte në një pozicion të tillë. 

Për shkak të detyrës që unë kam dhe për mënyrës se si unë e kuptoj këtë detyrë, barra që unë ndjej është e barabartë me barrën që ka familja ime herë të gjitha familjet e shqiptarëve. Nxirreni vet konkluzionin se si ndihem unë. Më quani si të doni, por nga kjo luftë do dalim me një perspektivë më të bukur, paravërisht pasojave që do kemi,”-tha Rama. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre një viktimë. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

 

Shto Koment