Politike

Gjendja e fatkeqësisë natyrore/ Presidenti mbledh Këshillin e Sigurisë, Rama, Basha e Meta 3 orë diskutime me njëri-tjetrin

3 orë diskutime lidhur me situatën në vend. U zhvillua sot mbledhja e Këshillit të Sigurisë. Ajo ishte planifikuar që të zhvillohej në Pallatin e Brigadave por u vendos më mirë për një komunikim virtual. Për herë të parë, pas shumë kohësh, Rama, Basha dhe Meta u përballën me njëri-tjetrin.
Featured image of article: Gjendja e fatkeqësisë natyrore/ Presidenti mbledh Këshillin e Sigurisë, Rama, Basha e Meta 3 orë diskutime me njëri-tjetrin Mbledhja e KS

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka mbledhur mesditën e sotme në orën 12:00 Këshillin e Sigurisë Kombëtare, një ditë pasi kryeministri Edi Rama shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore.  Mbledhja, e cila zgjati 3 orë, u zhvillua online për të eliminuar çdo rrezik infektimi. Në lidhje ka qënë i pranishëm edhe kryedemokrati Lulzim Basha dhe anëtarët e kabinetit qeveritar, me në krye kryeministrin Edi Rama. Kjo do të jetë hera e parë në vite që politika shqiptare do të bëhet bashkë. 

Ka qënë kreu i qeverisë, ai që ka shpërndarë imazhe të takimit virtual mes tyre, megjithatë ende nuk dihet se çfarë është vendosur apo edhe diskutuar mes tyre. Përveç, Ramës, Bashës dhe Metës gjithashtu të pranishme në takimin ishin edhe “të besuarit” e kryeministrit. 

Tek kreu i shtetit kanë raportuar edhe ministret: Ogerta Manastirliu, Anila Denaj, Olta Xhaçka dhe Etilda Gjonaj. Nuk kanë munduar as ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Arben Ahmetaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbledhja e KS vjen në kohën kur numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 146, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Krujë. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

(k.m;f.g./dosja.al)

  • 15:48

    Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Meta tregon detaje: Rama dhe ministrat na treguan masat e marra, Basha tregoi sugjerimet e opozitës

    Presidenti Ilir Meta në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ka treguar detaje se çfarë ka diskutuar me Ramën, ministrat, kreun e Kuvendit dhe kreun e opozitës. Në një njoftim për mediat, Meta bën me dije se në këtë takim virtual është diskutuar për masat që janë marrë dhe po merren nga Qeveria për përballimin e situatës në vend dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të pasojave të COVID-19.

    Po ashtu është diskutuar për përballimin e situatës ekonomike, nga efekti i sjellë nga përhapja e COVID-19 dhe masat e marra për rikthimin e shtetasve shqiptare, të cilët kjo situatë i ka gjetur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Kreu i Shtetit shprehet se është informuar nga Rama dhe ministrat për të gjitha masat e marra, ndërkohë që nga Basha ka dëgjuar sugjerimet që jep opozita për zgjidhjen e kësaj çështje.

    NJOFTIMI NGA PRESIDENCA

    Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta u zhvillua sot mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, nëpërmjet një video-konference. Në këtë mbledhje morën pjesë Kryetari i Kuvendit, Sh.T.Z Gramoz Ruçi, Kryeministri Sh.T.Z Edi Rama, ministrat përgjegjës, si edhe Kryetari i Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha.

    Çështjet e diskutuara ishin: Masat që janë marrë dhe po merren nga Qeveria për përballimin e situatës në vend dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të pasojave të COVID-19; Përballimin e situatës ekonomike, nga efekti i sjellë nga përhapja e COVID-19; Masat e marra për rikthimin e shtetasve shqiptare, të cilët kjo situatë i ka gjetur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

    Kryeministri Rama dhe anëtarët e qeverisë informuan për masat e marra dhe për skenarët që do të duhet të përballohen në varësi të zhvillimit të situatës. Kryetari i Kuvendit z.Ruçi shprehu gatishmërinë për përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit në këtë situatë. Kryetari i Partisë Demokratike z.Basha shprehu pikëpamjet dhe sugjerimet e opozitës për të përballuar këtë pandemi.

    Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare u zhvillua në një frymë tepër konstruktive dhe bashkëpunuese, dhe pati si qëllim kryesor unifikimin e të gjitha energjive dhe kapaciteteve njerëzore, mjekësore e shkencore për të përballuar me efikasitet të plotë këtë situatë të vështirë në funksion të mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari, ekonomisë kombëtare, paqes sociale dhe sigurisë. Presidenti Meta shprehu besimin se në këtë frymë uniteti, gjithëpërfshirjeje dhe bashkëpunimi, vendi do ta përballojë me sukses këtë situatë të vështirë, jo vetëm për Shqipërinë, por për mbarë botën, në interesin me të mirë të çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë.

  • 15:00

    Rama, Basha e Meta 3 orë para njëri-tjetrit në laptop, përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

    Kryeministri Edi Rama gjate mbledhjes se KS

    Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pas dy orësh diskutime lidhur me përballimin e situatës së koronavirusit në vend.  Për herë të parë, Rama, Basha dhe Meta kanë diskutuar me njëri-tjetrin për rreth 2 orë me anë të teknologjisë, pasi takimi fizik u anuluar për të parandaluar përhapjen e ndonjë infektimi të mundshëm me koronavirus. Mbledhja ishte paracaktuar që të fillonte në orën 12:00, megjithatë kryeministri Rama shpërndau foto rreth një orë më pas. Megjithatë ende nuk dihet se çfarë është vendosur apo është diskutuar gjatë bisedës virtuale.

  • 12:56

    FOTOT/ Basha me kokën ulur, Ruçi ndreq xhaketën, Rama i hutuar. Dalin pamjet nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë, ja ç'bën Lleshaj dhe gratë e qeverisë

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë që është mbledhur sot me kërkesë të presidentit Ilir Meta. Në fotot e nxjerra nga Rama shihen bashkë por virtualisht, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, presidenti Ilir Meta, ministri Sandër Lleshaj e kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi. Të sikletosur shihet secili, kush me kokën ulur e kush ndreq pamjet si kryeparlamentari. Ndërkohë që kryeministri shihet i fokusuar në dosjen e tij.

  • 9:22

    Sot takimi me Metën e Bashën, Rama shpërndan deklaratën e ambasadores amerikane: Lufta fitohet po të jemi bashkë!

    Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një mesazh nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, pak para mbledhjes së Këshillit të Sigurisë. Edhe pse deklarata e ambasadores Kim është bërë 2 ditë më parë, kreu i qeverisë, Edi Rama e ka shpërndarë sot, ndoshta për të përcjellë një mesazh bashkimi të politikës shqiptare.  Kim në një video-mesazh në Facebook, shprehet se Kryeministri dhe Presidenti janë të unifikuar në qëndrimet e tyre përballë situatës së COVID-19. Më tej ambasadorja shprehet se mbëshet masat e marra nga qeveria dhe për të lituar këtë luftë duhet një bashkëkim nga të gjitha palët.

     

    View this post on Instagram

     

    🔴 MESAZHI I ABASADORES SË SHBA, YURI KIM #IStayAtHome #UnëRriNëShtëpi

    A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

    “Përshëndetje! Doja që t’ju thoja se sot unë bisedova me presidentin Meta dhe kryeministrin Rama për të shprehur vlerësimin për udhëheqësinë e tyre të unifikuar në luftën kundër koronavirusit në Shqipëri. U shpreha gjithashu edhe mbështetjen e fortë për masat që kanë marrë në këtë betejë. Janë të forta por absolutisht të nevojshme. Ashtu siç ka dhënë presidenti Trump dhe kryeministri Rama kjo është një luftë dhe për të luftuar një luftë duhet disiplinë dhe bashkim. Prindërit dhe gjyshërit tanë u thirrën që të jepnin jetën në vijën e zjarrit. Ne na duhet të qëndrojmë brenda, prandaj le ta bëjmë këtë dhe ta fitojmë këtë luftë. Rrini në shtëpi!,“-thotë Kim.

  • 9:24

    Sot mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare/Basha: Plani ekonomik i Ramës nuk ndihmon të papunët dhe lë jashtë të vetëpunësurit

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në emisionin Tempora të Sonila Meços, ka treguar se çfarë qendrimi do të mbajë sot opozita në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Basha u fokusua tek pamjaftueshmëria e planit të qeverisë, pasi sipas tij përfshin vetëm 1/3-ën e të vetëpunësuarve dhe lë pa ndihmë 35-50 të punësuar në bizneset e vogla të mbyllura. Ai u shpreh se plani nuk ndihmon mijëra qytetarë të paregjistruar si të papunë, megjithëse jetojnë në varfëri ekstreme. Kryedemokrati theksoi se  buxheti ka para dhe se  ato duhet të vihen në dipozicion të njerëzve në nevojë.

    Intervista:

    Pyetje: Do të zhvillohet mbledhja e Keshillit të Sigurisë o jeni pergjigjur pozitivisht ftesës së presidentit të republikës. Çfarë prisni, çfarë vendimesh mund të merren në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë?

    Lulzim Basha: Është paraqitur rendi i ditës për raportimet në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Nuk është hera e parë që kryetari i opozitës ftohet të marrë pjesë në një mbledhje të tillë. Natyrisht, secili do të paraqesë propozimet në emër të institucionit qe përfaqëson. Unë e kam pranuar këtë ftesë në emër të opozitës së bashkuar për të vijuar me ato që kemi bërë gjithë këto ditë, gjithë këto javë, duke dhënë kontributin tonë maksimal për kapërcimin e kësaj situate të vështirë për të gjithë qytetarët.

    Pyetje: Zoti Rama doli dhe deklaroi 7 pikat e qeverisë së tij për përballimin e situatës, edhe disa pika të tjera, “do të paguaj me dyfishin e rrogës të vetëpunësuarit mujore, do të dyfishojë pagesën mujore për të papunët dhe ndihmës ekonomike”. Pra është pasuruar ajo paketë me 7 pika. Çfarë mendoni?

    Lulzim Basha: Së pari, dua të them se është një hap i parë i mirë të cilin e përshëndes, por që është një hap i pamjaftueshëm. Prej dy javësh i kemi kërkuar qeverisë të veprojë pa hezitim dhe pa pengesë. Pse i kemi kërkuar të veprojë pa vonesë?! Sepse çdo ditë që kalon bëhet fjalë për dhjetëra mijëra biznese të mbyllura. Kemi një rënie në pikiatë të konsumit gjë që përkeqëson shëndetin e ekonomisë dhe përçon efektin e sëmundjes së ekonomisë tek çdo familje, dëmton ekonominë kombëtare, ekonominë familjare, ul të ardhurat, rrënon bizneset. Më në fund paketa ka ardhur, por është e paplotë. E mirëpres hapin e parë për ndihmën ekonomike për afro 30 mijë familje. Ekzaktësisht llogaria që kryeminsitri ka bërë me dije janë 30200 të vetëpunësuarit e biznesit të vogël. Por, nëse kjo ndihmë nuk u shkon në llogari 30200 familjeve në fund të muajit, atëherë ka shumë gjasa që të mos kenë asnjë mundësi për t’ia dalë. U deklarua të enjten, po detajohet sot ditën e martë, Ndaj duhet që sa më shpejt këto para të përfundojnë tek këto familje. Sepse e shoh shumë të vështirë me kapacitetet që po punohet tani, nëse do të realizohet apo ajo, sepse nuk e dimë kush janë këto 30200, ndërkohë që numri I bizneseve që janë mbyllur është shumë i madh. Si do detajohen? Kush do të përfitojë? Pse nuk do përfitojnë të tjerët? Këto janë çështje të cilave duhet t’i japë përgjigje sa më shpejt qeveria. Kjo ka qenë arsyeja e propozimit të kësaj mase një javë me parë. Sepse çdo ditë që kalon shënon një thellim të gropës ekonomike. Ju thashë, hapi i parë është tërësisht i pamjaftueshëm. Janë afro 90 mijë biznese të vogla dhe të gjitha janë biznese familjare. Duke qenë se qeveria ka vendosur të kompensojë vetëm 1/3 e tyre duhet të këtë një arsye përse ka vendosur të kompensojë vetëm 1/3 e tyre. Sonte nuk dua të paragjykoj pse ka vendosur të kompensojë 1 në 3. Por sonte dua të përsëris thirrjen ta bëjë transparente arsyen. Pse ka vendosur të kompensojë vetëm 1/3 biznese? Sipas llogarive tona dhe kontakteve me shoqatat e biznesit dhe përfaqësuesit e tyre kemi midis 65-80 mijë biznese të mbyllura, pa asnjë aktivitet si pasojë e masave të marra nga epidemia. Në rastin më të mirë janë edhe 35 mijë që janë pa asnjë të ardhur nga kjo masë. Në rastin më të keq edhe 50 mijë të tjerë, po flas këtu vetëm për të vetëpunësuarit. Ndaj duhet urgjentisht të bëjë publik planin që qeveria ka për këto familje. Po kaq e rëndësishme është të shpallet ndihma për të punësuarit në këto biznese, sepse po të keni parasysh edhe një kafe lagjeje përvecc pronarit ka të punësuar dy tre persona të tjerë që do të marrin rrogën. Edhe ato janë familjarë, përfaqësojnë familje. Cfarë do të ndodhë me ta. Përfaqësojnë 100 mijë, dhënia e një page minimale është po kaq humanitare dhe ligjore. Shuma totale që ka vënë për këtë kategori është 12.5 milionë euro. Ndërkohë që vetëm javën që shkoi në një ditë i është paguar 4 vetave 22 milionë euro. Këto janë masa emergjente që duheshin marrë dje, përndryshe sot është shumë vonë. Duhet të merren sot sepse nesër është shumë vonë. Muaj mars po mbyllet dhe këto familje nuk dinë fatin e tyre. Kuptuam që 30200 do të përfitojnë, duhet të dimë se çfarë do të ndodhë me të tjerët. Ky është shqetësimi për pjesën e planit që është shpallur sot. Kush janë këto që përfitojnë.
    Dyfishimi i masës ekonomike,. E përshëndës, ccfarë parashikon ky plan për ata që i kanë nxjerrë nga ndihma ekonomike, që nuk kanë asnjë ndihmë, 50 mijë familje që I kanë nxjerrë nga ndihma ekonomike në 7 vitet e fundit, 300 mijë shqipatrë që jetojnë me një vakt para koronavirusit. Masa e shapllur nga qeveria është e pamjaftueshme. Shpreh shqetësimin real të tyre.
    Papunësia. Me pagësën e papunësisë sot trajtohen 2600 persona. Dyfishimi i pagesës së papunëisë është në rregull, po mijëra të papunë të tjerë të cilëve u shtohen edhe shumë prej krizës së COVID-it? Do të përfitojnë edhe ata njësoj, si 2600 personat që kanë pagesë papunësie? Pra, këto janë disa prej çështjeve që kanë mbetur pa përgjigje dhe për të cilat duhet të kemi urgjentisht përgjigje. Bëhet fjalë jo për dhjetëra, por për qindra mijëra qytetarë të tjerë në nevojë, për të cilët, me aq sa është shprehur sot kryeministri, kjo paketë nuk ka përgjigje. Shuma totale e vënë në dispozicion është e pamjaftueshme. Buxheti ka rezerva të mëdha që duhen shtrydhur dhe duhen vënë në dispozicion të këtyre njerëzve. Asnjë qindarkë nuk duhet të shkojë në asnjë shpenzim, në asnjë transfertë tjetër thesari. Të gjitha duhet të dedikohen në këto drejtime. Po të bëhrt kështu, atëherë të gjitha kategoritë që unë përmenda dhe nuk trajtohen nga paketa sot, do të kenë minimumin jetik. Do t’i sjellë kjo kosto buxhetit afro 90 milionë euro në muaj, sipas llogaritjeve të ekspertëve tanë, të cilët kanë evidentuar një shumë prej 260 milionë eurosh sot në buxhet, që është lehtësisht e rialokueshme, pa shkaktuar stres dhe probleme askujt.

Shto Koment