Aktualitet

Gjendja e akseve/ ARRSH njofton situatën në Veri dhe Jug të vendit: Nuk ka prezencë bore në rrugë, drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri

Ndërkohë në Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi bëhet me një korsi, ndërsa në veri dhe në jug të vendit mjetet duhet të jenë pë pajisura me zinxhirë për të kaluar.
Featured image of article: Gjendja e akseve/ ARRSH njofton situatën në Veri dhe Jug të vendit: Nuk ka prezencë bore në rrugë, drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri Akset rrugore

TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me situatën që gjendet vendi pas bllokimit të akseve rrugore nga moti i keq. Kështu bëhet e ditur se po vijohet puna për pastrimin e akseve dhe shpërndarjes së kripës ndërkohë që kërkohet nga drejtuesit e mjeteve që të pajisen me goma dimri ose zinxhirë në mënyrë që të reduktojnë shpejtësinë.

Ndërkohë në Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi bëhet me një korsi, ndërsa në veri dhe në jug të vendit mjetet duhet të jenë pë pajisura me zinxhirë për të kaluar.

INFORMACION:

Në të gjithë territorin reshjet kanë pushuar, temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta.
Kontraktorët gjatë natës kanë bërë pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
RAJONI VERIOR
Qarkullohet pjesërisht me zinxhirë:
Trebisht–Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë, Trebisht-Doganë, Peshkopi-Qafë Drajë, Qafë Bualli-Krastë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

RAJONIO QENDROR
Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi me një korsi, po punohet për pastrimin e plotë.
Qarkullohet me zinxhirë ose goma dimri:
Lunik-Steblevë, në km e fundit Steblevë-Klenjë, Zemblak -Goricë.
RAJONI JUGOR
Akset janë të hapura pa prezencë bore, por kushtëzuar nga temperaturat e ulëta mjetet të pajisen me goma dimri.
Vazhdojn puna për mitëmbajtjen rutinë


HARTA LIVE/ Shqipëria ‘ngrin’ pas dëborës, rekord me -16°C! Rrëshqitje dherash, bllokohet aksi Kukës –Peshkopi. ARRSH jep informacion për akset rrugore (SITUATA)

(a.b)/dosja.al

Shto Koment