Bota

Gjendja alamante në Selanik, vendi po përgatit trena për të siguruar transportin masiv të personave të infektuar me Covid-19 drejt Athinës

Sipas mediave greke, treni do të ketë katër vagonë të posaçëm. Ndërkohë, transportimi i pacientëve do të bëhet me kapsula të veçanta dhe barelë, siç parashikohet nga protokollet shëndetësore.
Featured image of article: Gjendja alamante në Selanik, vendi po përgatit trena për të siguruar transportin masiv të personave të infektuar me Covid-19 drejt Athinës Foto ilustruese

GREQI-Autoritetet në Selanik kanë njoftuar se janë duke përgatitur një tren, i cili do të përdoret për të transportuar po të jetë e nevojshme pacientët e infektuar me koronavirus në spitalet e Athinës.

Sipas mediave greke, treni do të ketë katër vagonë të posaçëm. Ndërkohë, transportimi i pacientëve do të bëhet me kapsula të veçanta dhe barelë, siç parashikohet nga protokollet shëndetësore.

Duke pasur parasysh situatën e alarmit në Selanik, transporti i pacientëve me tren u gjykua si një zgjidhje që do të lejojë më shumë transport masiv, krahasuar me avionët C130.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që prej fillimit të pandemisë në Greqi janë shënuar 85,261 raste të reja infektimi dhe kanë ndërruar jetë 1,347 pacientë.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment