Aktualitet

Gjendet një trup nën rrënojat e avionit me të cilin udhëtoi Emiliano Sala

Nën rrënojat e avionit me të cilin udhëtoi futbollisti Emiljano Sala është gjetur një trup. Ende nuk dihet identiteti i viktimës.
Featured image of article: Gjendet një trup nën rrënojat e avionit me të cilin udhëtoi Emiliano Sala
Përditësuar:

Një ditë më parë u raportua se avioni i Emiliano Salës u gjet në fundit e detit, në Kanalin anglez. Për familjarët ky ishte një lajm tepër i hidhur.

Por sot “The Guardian” shkruan se një trup është parë nën rrënojat e avionit të fundosur në det. Sipas Degës së Investigimit të Aksidenteve ajrore, në një video nën ujë duket një trup nën një metal të ndryshkur.

Megjithatë hetuesit ende nuk kanë konfirmuar se trupi është i 28-vjeçarit Sala. Për të gjitha këto ngjarje është njoftuar dhe familja e argjentinasit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 Avioni i Piper Malibu u zhduk nga radarët afër Ishujve Channel më 22 janar. Bashkë me të në avion ndodhej edhe piloti.  (Lexo edhe këtë)

Burimi: The Guardian

J.V/Dosja.al

Shto Koment