Aktualitet

Gjendet trupi i dekompozuar i një burri, dyshohet se është 45-vjeçari i zhdukur para 3 muajsh (EMRI+DETAJE)

Është gjetur një trup i dekompozuar, i cili dyshoeht se i përket një 45-vjeçari të zhdukur prej dhjetorit të 2018-ës.
Featured image of article: Gjendet trupi i dekompozuar i një burri, dyshohet se është 45-vjeçari i zhdukur para 3 muajsh (EMRI+DETAJE) Foto ilustruese

PUKË- Ditën e sotme është gjetur një trup i dekompozuar sipër Staneve të fshatit Marrnaq, Njësia Administrative Qelëz, Pukë.

Sipas policisë, në trupin e gjetur nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se i përket 45-vjeçarit Zef Nikollë Prenga, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte larguar nga banesa në dhjetor të vitit 2018.

Njoftimi i policisë: 

Shkodër/ Informacion Paraprak

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më datë 24.03.2019, sipër Staneve të fshatit Marrnaq, Njësia Administrative Qelëz, Pukë, është konstatuar kufoma e një personi.
 
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku është konstatuar një kufomë e dekompozuar, e seksit mashkull, rreth 170 cm i gjatë, dhe dyshohet se i përket shtetasit Z. P. vjeç 45, lindur në Gojan i Madh, Pukë dhe banues në Krujë (shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Pukë për largim nga banesa më datë 08.12.2018).

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo të shkatuara nga ndonjë faktor tjetër

Veprimet do kryhen në Morgun e Spitalit Pukë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment