Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Kurbin! Nuk konstatohen shenja dhune në trupin e 53-vjeçarit, njoftimi: Mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqet natyrale

Personi i cili banonte në Adriatik të Kurbinit, mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Featured image of article: Gjendet një person i pajetë në Kurbin! Nuk konstatohen shenja dhune në trupin e 53-vjeçarit, njoftimi: Mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqet natyrale Foto ilustruese

KURBIN– Një 53-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë, në fushë Gjormë në Kurbin. Policia njofton se ai është gjetur pa shenja jete. Personi i cili banonte në Adriatik të Kurbinit, mësohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Nga kqyrja e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

NJOFTIMI:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Më datë 20.07.2021, rreth orës 21:25, në Fushë Gjormë,Kurbin, në rrugë, është gjetur pa shenja jete një shtetas P.Gj.,53 vjeç,banues në Adriatik, Kurbin, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera”

(a.b)/dosja.al

Shto Koment