Aktualitet

Gjendet një gomone e braktisur në Vlorë, dyshohet se do transportonte drogë

Një gomone e braktisur është gjetur nga policia në Vlorë, e cila dyshohet se do transportonte drogë.
Featured image of article: Gjendet një gomone e braktisur në Vlorë, dyshohet se do transportonte drogë Në foto gomonia e braktisur në Vlorë

VLORË- Një gomone e braktisur është gjetur nga policia mbrëmjen e djeshme në grykëderdhjen e lumit Vjosë.

Nga informacionet paraprake dyshohet se kjo gomone do të përdorej nga trafikantë për të transportuar lëndë narkotike. 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gomonia e kapur është 10 metra e gjatë, me 2 motorrë të fuqishëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje, duke punuar për zbardhjen dhe identitetin e personave që kanë marrë gomonen për të kryer trafik të mundshëm të lëndëve narkotike jashtë vendit.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment