Aktualitet

Gjendet i vdekur 38-vjeçari në Elbasan, i vëllai lajmëron policinë: I bija telefonit dhe s’më përgjigjej

Në momentin që ky i fundit i telefononte, i ndjeri nuk është përgjigjur dhe ai është nisur për tek apartamenti ku jetonte vëllai i tij.
Featured image of article: Gjendet i vdekur 38-vjeçari në Elbasan, i vëllai lajmëron policinë: I bija telefonit dhe s’më përgjigjej Foto Ilustruese

ELBASAN– Një 38-vjeçar i identifikuar si Leonard Murrizi është gjetur i pajetë në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, në lagjen “Çlirimi”, rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme. Mësohet se Murrizi është gjetur i pajetë nga i vëllai.

Në momentin që ky i fundit i telefononte, i ndjeri nuk është përgjigjur dhe ai është nisur për tek apartamenti ku jetonte vëllai i tij. Kur ka mbërritur aty ka njoftuar policinë, pasi nuk futej dot në banesë. Kanë qenë punonjësit e shërbimit zjarrfikës ata që kanë arritur hapjen e derës dhe policia ka konstatuar se 38-vjeçari ishte pa sheja jete.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Trupi i Murrizit është dërguar në morgun e qendrës spitalore të Elbasanit për t’i bërë autopsinë për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment