Editorial

Gjendet e vdekur mësuesja 72-vjeçare në Sarandë, prej një jave e pajetë në banesë

Lida Dako, me profesion mësuese ka më shumë se një javë që ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale dhe sipas burimeve trupi kishte nisur të dekompozohej.
Featured image of article: Gjendet e vdekur mësuesja 72-vjeçare në Sarandë, prej një jave e pajetë në banesë Foto ilustruese
Përditësuar:

SARANDË-  Një 72 vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj në Sarandë.

Bëhet e ditur se viktima e identifikuar si Lida Dako, me profesion mësuese ka më shumë se një javë që ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale dhe sipas burimeve trupi kishte nisur të dekompozohej.

Ngjarja ka ndodhur në lagje nr.3 të Sarandës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E ndjera jetonte e vetme pasi bashkëshorti i kishte ndërruar jetë disa vite më parë, ndërkohë që nga martesa nuk kishte fëmijë.

Ndërkohë pritet të dalë dhe ekspertiza mjeko-ligjore.

(J.V/A.B)/Dosja.al

Shto Koment