Aktualitet

Vdes pasi rrëzohet në rrugë 85-vjeçarja në Tiranë, policia kërkon familjen e saj

Në njoftimin zyrtar, policia kërkon që të paraqitet familja e saj ën morg për të tërhequr trupin, pasi ata nuk kanë munduar ta identifikojnë dot. 
Featured image of article: Vdes pasi rrëzohet në rrugë 85-vjeçarja në Tiranë, policia kërkon familjen e saj Foto Ilustruese
Përditësuar:

TIRANË– Një grua e moshuar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë pasi është rrëzuar në mes të rrugës. Dosja.al mëson se e moshuara është rrëzuar në “Komunën e Parisit” dhe pavarësisht se është dërguar menjëherë në spital, ajo ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve të marra.

Në njoftimin zyrtar, policia kërkon që të paraqitet familja e saj ën morg për të tërhequr trupin, pasi ata nuk kanë munduar ta identifikojnë dot. 

E moshuara është e moshës rreth 85-vjeç me flokë të prera mesatarisht dhe të thinjura. Ajo kishte një shall me ngjyra të hedhur mbi supe me ornamente, kryesisht me ngjyra të zeze, bezhë, dhe kafe. 

Njoftim i policisë Tiranë

Më datë 19.08.2019, në rrugën “Komuna e Parisit”, një shtetase e moshuar rreth 85 vjeçe, është rrëzuar vetë në rrugë e cila u dërgua menjëherë me autoambulancë pranë Spitalit të traumës në gjëndje të rëndë shëndetsore si shkak i dëmtimeve të marra nga rënia përdhe e cila rreth orës 20:30, ka ndërruar jetë.

Është , rreth 85 vjeç, me flokë të prera mesatarisht dhe të thinjura, dhe ka një shall me ngjyra të hedhur mbi supe me ornamente, kryesisht me ngjyra të zeze, bezhë, dhe kafe.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e të moshuarës pasi deri në këto momente nuk është paraqitur në morgun e spitalit ndonjë familjar i saj.

Ju lutemi qytetarëve të informojnë në nr 112.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment