Rajoni

Gjendet e pajetë aktorja dhe ish-zyrtarja e Maqedonisë së Veriut

Aktorja dhe ish-kryetarja e Komunës së Kisella Vodës, në Maqedoni të Veriut, Biljana Beliçenec-Aleksiç, është gjetur e pajetë në një apartament në Shkup.
Featured image of article: Gjendet e pajetë aktorja dhe ish-zyrtarja e Maqedonisë së Veriut Biljana Beliçanec-Aleksiç

MAQEDONI- Aktorja Biljana Beliçanec-Aleksiç, njëherësh ish-kryetare e Komunës së Kisella Vodës në Maqedoninë e Veriut, është gjetur ditën e sotme e pajetë, në një apartament në Shkup.

Sipas medieve vendase, rasti është konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme, ndonëse nuk ka dhënë detaje.

Po ashtu thuhet se grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes për të mundësuar zbardhjen e saj të plotë.

E ndjera Biljana Beliçanec-Aleksiç, ka shërbyer si kryetare e komunës së Kisella Vodës nga viti 2013 deri në vitin 2017, si pjesë e VMRO-DPMNE-së. Më vonë ajo ishte rikthyer në Teatër.

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment