Bota

Gjenden rreth 21 milionë tonë copëza plastike në Oqeanin Atlantik

Katsia Pabortsava, nga Qendra Kombëtare e Oqeanografisë, e cila është dhe drejtuesja e studimit, u shpreh se “ngarkesa e plastikës në të gjithë Atlantikun” është “shumë më e madhe” se plastika që është gjetur më parë.
Featured image of article: Gjenden rreth 21 milionë tonë copëza plastike në Oqeanin Atlantik Plastikë në oqean

Reth 21 milionë tonë copëza plastike ndodhen në Oqeanin Atlantik. Ky është përfundimi që kanë nxjerrë studiesit nga  Qendra Kombëtare e Oqeanografisë në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas mediave të huaja shkencëtarët thonë se kjo është një sasi e mjaftueshme për të ngarkuar  1.000 anije.

Katsia Pabortsava, nga Qendra Kombëtare e Oqeanografisë, e cila është dhe drejtuesja e studimit, u shpreh se “ngarkesa e plastikës në të gjithë Atlantikun” është “shumë më e madhe” se plastika që është gjetur më parë. Sipas saj më parë nuk ishte kontrolluar për pjesëza të imëta plastike në oqean, dhe shkencëtarët ishin marrë vetëm me pjesët e mëdha.

“Më parë, ne nuk kemi qenë në gjendje të masim sasinë e plastikës që gjetëm në oqean. Kjo sepse ne nuk kishim matur grimcat e vogla” tha ajo.

Në ekspeditën e tyre  të nisur nga Mbretëria e Bashkuar e deri në Ishujt Falkland – Pabortsava dhe kolegët e saj zbuluan deri në 7,000 grimca për metër kub ujë të detit. Mësohet se gjetja e tyre mund të shërbejë si informacion  për të ndihmuar në matjen e dëmit ekologjik dhe mjedisor që mund të jetë shkaktuar  nga këto copëza plastike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Grupet për mbrojtjen e mjedisit thonë se për shkak të pandemisë, maskat e fytyrës tani janë bërë sot një nga artikujt më të zakonshëm të mbeturinave plastike, madje edhe më shumë sesa qeset.

Burimi: BBC

(A.K.dosja.al)

Shto Koment