Bota

Gjen ‘përdhunuesin e së bijës’, nëna e viktimës shpall të pafajshëm pas 22 vitesh djalin amerikan që ishte dënuar me burgim të përjetshëm

Christopher Tapp vuajti mbi 20 vite dënim me burg edhe pse ishte i pafajshëm, por pas kaq vitesh drejtësia është vendosur në vend dhe nëna e viktimës ka zbuluar fajtorin e vërtetë.
Featured image of article: Gjen ‘përdhunuesin e së bijës’, nëna e viktimës shpall të pafajshëm pas 22 vitesh djalin amerikan që ishte dënuar me burgim të përjetshëm Christopher Tapp shpallet i pafajshëm.

SHBA– Christopher Tapp u shpall fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm plus 15 vjet , për përdhunimin dhe vrasjen e një vajze të re. Por,testi i ADN-së ka identifikuar fajtorin e vërtetë të një përdhunimi të ndodhur në vitin 1996, ndërsa është konfirmuar pafajsia e Christopher Tapp-it, që vuajti plot 22 vite burg.

Sot, Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Idaho Falls, dha urdhrin për të liruar dënimin për vrasjen e vitit 1998 të Christopher Tapp bazuar në pafajësinë aktuale dhe për të hequr të gjitha akuzat. Vendimi i gjykatës ishte bazuar në testin e ri të ADN-së, i cili përjashtoi Tapp nga prova e ngjarjes dhe identifikoi Brian Dripps si njeri që në fakt e përdhunoi dhe vrau Angie Dodge në vitin 1996. Dripps ishte shumë më i vjetër se Tapp dhe nuk kishte lidhje me të. Ky është përjashtimi i parë i kombit që mbështetet në testimin e ADN-së gjenealogjik.

Christopher Tap në sallën e gjyqit.

“Ata ishin të gabuar. Unë dua që njerëzit të dinë se unë jam i pafajshëm. E kam thënë atë për 22 vitet e fundit. Së fundmi, vërteta po zbulohet. Jam mirënjohës dhe thellë e përulur që ky moment më në fund ka ardhur ,”- tha Tapp.

Që nga gjyqi i tij i vitit 1997, Tapp dhe avokatët e tij kanë argumentuar se ai ishte faktikisht i pafajshëm dhe se rasti i shtetit kundër tij ishte i rrënjosur në deklaratat e detyruara nga policia.

Christopher Tapp në një përqafim me nënën e viktimës.

“Ne jemi të gjithë të lehtësuar që, më në fund, pas më shumë se 22 vjetësh, gjykata ka pranuar pafajësinë e zotit Tapp. Mjerisht, ky është një rast që duhet të ishte zgjidhur disa dekada më parë. Prova e ADN-së përjashtoi zotin Tapp përpara se ai të dilte në gjyq në vitin 1997. Por ky rast është një shembull tjetër se sa konfesion të rremë i japin të gjitha dëshmitë e tjera në sistemin tonë të drejtësisë penale “,- tha John K. Thomas, avokati kryesor i Tapp.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mjerisht, ky është një rast që duhet të ishte zgjidhur disa dekada më parë.

Në vitin 1998, pavarësisht dëshmive të qarta të pafajësisë së tij, Tapp u dënua gabimisht për vrasje të shkallës së parë dhe përdhunim, pasi 18-vjeçari Dodge u zbulua në apartamentin e saj Idaho Falls, me thikë të ngulur në fyt. Asnjë dëshmi fizike nuk ka lidhje me krimin. Në fakt, përpara se çështja të shkonte në gjyq, testimi i ADN-së i kryer nga shteti përjashtoi Tappin si burim sperme të depozituar nga përdhunuesi menjëherë para se ta vriste. Megjithatë, zbatimi i ligjit e akuzoi Tappin si të dyshuarin kryesor.

Njerëzit mbështesin Tappin pasi u shpall i pafajshëm.

Ishte nëna e viktimës Angie Dogbe që me instiktin e një nëne, besoi në pafajsinë e Tappit dhe këmbënguli për vite me radhë në gjetjen e një fajtori. Ajo ja dedikoi jetën e saj kësaj çeshtjeje dhe pasi siguroi disa gjurmë të ADN’së të arkivuara në dosjet sekrete, punësoi një ekspert dhe bëri të mundur gjetjen e fajtorit të vërtetë, që përdhunoi dhe vrau vajzën e saj.

Burimi: iNNOCENCE PROJECT

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment