Politike

Gjermania merr Presidencën e BE, Bushati: Një mundësi e mirë për Shqipërinë

Ish-ministri shprehet se për Shqipërinë, Presidenca Gjermane është një mundësi e shkëlqyer që nuk duhet humbur, për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.
Featured image of article: Gjermania merr Presidencën e BE, Bushati: Një mundësi e mirë për Shqipërinë Ditmir Bushati duke u takuar me Angela Merkel

TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka komentuar marrjen e presidencës së radhës së BE nga Gjermania. Në një reagim në mediat sociale, Bushati shkruan se marrja e drejtimit të BE-së në këtë moment kritik, nga vendi më i fuqishëm europian, shoqërohet me pritshmëri të mëdha.

Ai shton se çështja më themelore me të cilën pritet të përballet Presidenca Gjermane është miratimi i buxhetit të ardhshëm të BE-së dhe marrëveshja tregtare me Mbretërinë e Bashkuar. Po ashtu ish-ministri shprehet se për Shqipërinë, Presidenca Gjermane është një mundësi e shkëlqyer që nuk duhet humbur, për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.

“Sot, Gjermania merr drejtimin e Presidencës gjashtëmujore të BE-së. Megjithëse pesha e presidencave është relativizuar, për shkak se tanimë është Këshilli Europian, institucioni që përcakton agjendën në rrafshin e BE-së, me një horizont kohor që tejkalon gjashtë muaj, marrja e drejtimit të BE-së në këtë moment kritik, nga vendi më i fuqishëm europian, shoqërohet me pritshmëri të mëdha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dy prej çështjeve më themelore me të cilat pritet të përballohet Presidenca Gjermane janë: miratimi i buxhetit të ardhshëm të BE-së, i cili duhet të reflektojë edhe fondin e rimëkëmbjes, si pasojë e goditjes që mori ekonomia nga pandemia dhe marrëveshja tregtare me Mbretërinë e Bashkuar. Për Shqipërinë, Presidenca Gjermane është një mundësi e shkëlqyer që nuk duhet humbur, për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Gjermania është një partner i ndershëm dhe i pazëvendësueshëm për Shqipërinë në rrugëtimin europian. 🇦🇱🇩🇪🇪🇺”, shkruan Bushati.

Nga sot, Gjermania ka marrë përsipër presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Evropian. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tashmë ka përgatitur një plan të rimëkëmbjes ekonomike, për të ndihmuar BE-në të përballet me pasojat pandemisë së koronavirusit. Sfidat e Gjermansië në krye të Presidencës janë lufta kundër COVID, marrëveshja me Britaninë dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment