AktualitetBota

Gjëma në Angli, procedohen gabimisht 72 shqiptarë të kapur në bordin e anijes

Lajmin e ka konfirmuar një zyrtarë i Ministrisë së Brendshme, i cili tha se të gjitha akuzat e tyre do të tërhiqen pasi ata nuk kishin hyrë ende në Angli.
Featured image of article: Gjëma në Angli, procedohen gabimisht 72 shqiptarë të kapur në bordin e anijes Foto nga anija

ANGLI-72 shqiptarë janë proceduar gabimsht nga Ministria e Brendshme në Angli për hyrje të paligjshme. Shqiptarët që u kapën në bordin e anijes ende nuk kishin arritur të futeshin në vend. Personat nga Shqipëria u kapën në 17 nëntor në brigjet e Great Yarmouth. Nga personat e kapur 5 janë burgosur për një krim që nuk e kanë kryer dhe pas daljes së pafajsisë, akuzat e tyre do të hiqen. Lajmin e ka konfirmuar një zyrtar i Ministrisë së Brendshme, i cili tha se të gjitha akuzat e tyre do të tërhiqen pasi ata nuk kishin hyrë ende në Angli.

“Pas përgjimit të një anijeje peshkimi në brigjet e Anglisë Lindore muajin e kaluar, ne kemi autorizuar akuza kundër tre personave për lehtësim të hyrjes ilegale në MB. Pas shqyrtimit të kujdesshëm, ne kemi vendosur që testet tona ligjore për ndjekje penale nuk janë përmbushur në lidhje me 69 pasagjerët. Procedimet e filluara nga Zbatimi i Imigracionit do të ndërpriten dhe çdo dënim do të kthehet në gjykatë. Një person që nuk ka hyrë në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të konsiderohet sikur po e bën këtë për sa kohë që është i ndaluar,” ka thënë ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Anija me 72 emigrantët shqiptarë ishte nisur nga Belgjika drejt Britanisë së Madhe. Ajo po vëzhgohej nga një operacion i përbashkët i të dy shteteve. Të gjithë personat e ndaluar do të lihen të lirë dhe do të kthehen mbrapsht për mungesë provash.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment