Kuriozitete

Gjeli vret gruan e moshuar në Australinë e Jugut!

Një ngjarje e rëndë dhe e çuditshme ka ndodhur në Australinë e Jugut ku një grua ka humbur jetën si shkak i kafshimit nga një gjel.
Featured image of article: Gjeli vret gruan e moshuar në Australinë e Jugut! Gjeli që vrau gruan e moshuar

AUSTRALI E JUGUT- Një grua e moshuar në Australinë e Jugut ka vdekur si shkak i kafshimit të rëndë nga një gjel.

Gruaja ka qenë në kafazin e pulave për të mbledhur vezët, por gjatë kësajë kohe është sulmuar keq nga një prej gjelave që kishte.

Aq fort e kafshoi gjeli gruan e moshuar, sa me sqepin e mprehtë i shpoi një venë dhe ajo humbi shumë gjak.

Ajo pësoi dëmtime të tjera më vonë, por shkaku i vdekjes ka qenë gjakderdhja nga shpimi i venave që nuk i ndalej.

Identiteti i gruas nuk është raportuar nga autoritetet për të mbrojtur familjen e saj nga traumat e mëtejshme.

Ndërkohë është paralajmëruar rreziku edhe nga kafshët shtëpiak.

Burimi: MIRROR

A.C/Dosja.al

Shto Koment