LIVE UPDATES
Politike

Gjekmarkaj: S’jam stërvitur për boks, ata që drejtuan turmën s’më llogaritën si mik

11 Janar 2022, 14:06 Nga DOSJA
Gjekmarkaj: S’jam stërvitur për boks, ata që drejtuan

TIRANË – Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj ka kërkuar një riformatim të plotë të PD, pas ngjarjeve të dhunshme të regjistruara në 8 janar, kur mbështetësit e Berishës sulmuan selinë e demokratëve.

Në mbledhjen e kryesisë pasditen e djeshme, deputeti Gjekmarkaj ka deklaruar se ata që drejtuan turmën më 8 janar nuk i llogaritën as për miq e as për kolegë ata brenda dhe se nuk mund të bashkëjetojë dot me ta në një parti.

Fjala e plotë e Agron Gjekmarkajt:

Dëgjova me vëmendje parafolësit ! Po e filloj aty ku e la Xhelali, tek dalja në terren ! Ne kemi dalë në takime me njerëzit nuk jemi mbyllur, por i pari që e ka këtë detyrim më shumë se kushdo është Lulzim Basha. Nuk e kam thënë ndonjëherë beteja dukej sikur është bërë në një enë. Sali Berishës i lejuat përparësinë e sulmit. Ju jeni Kryetari i partisë dhe ju u bie detyrimi t’i sqaroni njerëzit i pari, vimë edhe ne në krahun tuaj. Mbase nuk është e lehtë, do ketë edhe duf, edhe sharre, edhe provokime, por duhet t’i përballojmë. Qytetarët duhet t’ju dëgjojnë dhe jam i bindur që komunikimi sjell pozitivitet. Nuk jam dakort me fortifikime të PD , për ta parë atë si kështjellë. PD është një institucion. Atë duhet ta mbrojë ligji pa asnjë kompleks. Nëse duhej demostruar qëndresë deritani është demostruar. Për mua është kriminale të përballen njerëzit tani e tutje. Unë nuk mendoj se jam ndonjë trim i madh, por as për frikacak se njoh veten, por nuk jam stërvitur për karate e boks. Dita e 8 Janarit ka qenë tragjike. Në pak minuta gjithçka mund të eskalonte në ferr. Ata njerëz që drejtuan turmën kundër nesh nuk na llogaritën në as për deputet, as për koleg, as për miq e as për njerëz. Nuk patën emocione për këtë. Ishin të qartë pa llogaritur që na kanë “shkarkuar” me 11 Dhjetor. Na sulmuan me egërsi, me mjete dhune faqe gjithë botës. Ndonjë e dija per mik, dhe unë kurrë nuk do shkoja ta sulmoja dhe t’i vija në rrezik jetën e integritetin personal e publik. Sado i krishterë që ndihem kulturalisht e kam të veshtirë bashkëjetoj me persona të tillë. Ndaj mbështes çdo vendim që kjo kryesi merr sonte për të ndëshkuar dhunën e datës 8 Dhjetor duke shpresuar që dikush do distancohet prej saj. PD nuk jua kishte borxh atë dhunë, ne jo e Shqipëria jo e jo. Prania në politikë këto muaj të trishtë më ka mësuar ndonjë gjë. Përveç punicionit ( ndëshkimit) të detyruar duhet një ofertë politike, një zgjidhje! Do ju thoja Zoti Basha ikni nëse kjo do ishte zgjidhja, nuk e them këtë sepse ikja jua lë fushën bosh për një kundërshtar që i ka shpallur luftë perëndimit dhe luftë fizike ne të gjithëve. Por kjo Parti ka nevojë të bëhet dhe kjo nuk bëhet me njerëz që ju bëjnë komoditet ju, ka nevojë që secili këtu të vihet në diskutim, të gjitha këto organe, duhet të rikthehen te njerzit te PD, personalitetet, themeluesit. Kemi folur gjithmonë për bashkim e ai s’ka ndodhur. Bashkim nuk do të thotë të mbash fjalime. Bashkim e hapje nuk do të thotë që të vijnë te kafja e PD e të pijnë kafe me ne. Bashkim do të thotë të ketë Kuvend, riformatim të Këshillit Kombëtar, të kryesisë së PD që ata të jenë krah jush në vendimarrje. Nuk është konformizmi sado i pëlqyesh që ju rikonfirmon si Kryetar legjitim apo si Kryeministër nesër, por debati , tensioni i vazhdueshëm, personalitetet e forta. Njerzit duan ofertë politike, projekt vizion si del nga kjo gjendje PD dhe Shqipëria. Duke përfunduar i bashkohem frymës së kësaj mbledhjeje pa ekuivok meqenëse abstenimi për ndonjë mik nuk është obsion.

LAJMI KRYESOR: ‘Erdhën për të na VRARË’/DEBATET në Kryesinë e PD, kërkesat: Kriminelët s’kanë vend

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike agron gjekmarkaj mbledhja e kryesise se pd 10 janar 2022 agron gjekmarkaj mbledhja e kryesise se pd 10 janar 2022

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni