Politike

Gjata kundër FA-së në Rinas: Ushtari të vret direkt, të thotë ndal dhe qëllon

Gjata shprehet se qeveria me këtë vendim kërkon të tërheqë vëmendjen nga vjedhja e parave.
Featured image of article: Gjata kundër FA-së në Rinas: Ushtari të vret direkt, të thotë ndal dhe qëllon Çlirim Gjata dhe FA në Rinas

Sekretari i PD për çështjet ligjore, Çlirim Gjata, është shprehur se është antikueshtetues vendimi për vendosjen e ushtrisë në aeroportin e Rinasit.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Gjata shprehet se qeveria me këtë vendim kërkon të tërheqë vëmendjen nga vjedhja e parave.

“Të nxjerrësh ushtrinë duhet të ndjekësh Kushtetutën. Neni 173 thotë: “Në rast rreziku për rendin kushtetues dhe për sigurinë publike, Kuvendi, me kërkesë të Këshillit të Ministrave, mund të vendosë në një pjesë ose në të gjithë territorin e shtetit gjendjen e jashtëzakonshme, e cila zgjat për aq kohë sa vazhdon rreziku, por jo më shumë se 60 ditë”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk po bën dot asgjë policia. Për të tërhequr vvëmendjen nxjerrin ushtrinë.

Çfarë do bëjë ushtria, ushtari nuk di të ruajë rendin, ushtari të vret. Pasi të thotë dy herë ndal, edhe atë po ta tha, se të vret dhe të thotë pastaj ndal. Këtë punë ka ushtria, nuk ka lidhje me rendin. Policia është e trajnuar për rendin. Çfarë do bëjnë ata ushtarë në Rinas, u bë çfarë kishte për t’u bërë,”- është shprehur Sekretari i PD për çështjet ligjore, Çlirim Gjata.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment