Aktualitet

Rektori i ‘Mjekësisë’ mesazh qytetarëve:Jemi në fund të pandemisë, masat që duhet të marrim që të mos prekemi nga virusi

VIDEO
Gjata shprehet se duhet të zbatojmë masat e distancimit social dhe higjienës personale, edhe gjatë kësaj periudhe të hapjes.
Featured image of article: Rektori i ‘Mjekësisë’ mesazh qytetarëve:Jemi në fund të pandemisë, masat që duhet të marrim që të mos prekemi nga virusi Arben Gjata

Tiranë- Ditën e sotme, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu,ka publikuar video-mesazhin e Rektorit të Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, lidhur me situatën e koronavirusit. Në këtë video Gjata iu bën thirrje  qytetarëve që të vijojnë të zbatojnë masat e distancimit social dhe higjienës personale, edhe gjatë kësaj periudhe të hapjes.

“Jemi në fundin e periudhës shumë të vështirë që kaluam të gjithë së bashku të kësaj epidemie shumë të rëndësishme. Janë duke u marrë masa të hapjes së ekonomisë, jetës sociale, të mënyrës si punojmë, si jetojmë. Jemi drejt një finishi, ku të gjithë kemi dhënë kontribut. Falënderimi i parë është për mjekët në vijën e parë, por pa ju, pa bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj, do të ishte e pamundur t’ia dilnim kësaj situate. Do të kërkoja nga ju që të vazhdojmë të jemi të ndërgjegjshëm, që janë vetëm masat e distancimit fizik, ruajtja e distancës, e higjienës personale, që janë të domosdoshme t’i vazhdojmë edhe në këtë periudhë hapjeje, në mënyrë që të mos kemi kthim pas. Është mënyra e vetme dhe e domosdoshme, që ne të përshtatemi me realitetin e ri, me mënyrat e reja të jetesës, deri në fund të epidemisë, dhe kur të kemi masa të sigurta që të luftojmë siç duhet këtë virus. Ju bëj thirrje të gjithëve të na e lehtësoni punën në të ardhmen, siç keni bërë deri tani, duke respektuar rregullat e distancimit dhe higjienës”, shprehet Gjata.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me COVID-19 12 raste të reja, pas testimit të 170 personave të dyshuar, duke shkuar në 868 numri i të infektuarve.  Harta është zgjeruar me 8 raste në Tiranë, 2 në Kamëz, 1 në Krujë dhe 1 në Fier. Po kështu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar janë 23 qytetarë dhe në total kanë fituar betejën me COVID-19 650 qytetarë. Lajm i mirë është se gjatë orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë.

J.V/Dosja.al 

Etiketa:

Shto Koment