Bota

Gjashtë robotë në repartin e spitalit italian, do të ndihmojnë mjekët dhe infermierët për të komunikuar pa pasur kontakt fizik

Robotë në gjatësinë e një fëmije, janë edhe "humanë", pasi përmes tyre, në të vërtet, mjekët dhe infermierët mund të komunikojnë me pacientin dhe, nëse ai nuk është në C-PAP, ai mund të përgjigjet.
Featured image of article: Gjashtë robotë në repartin e spitalit italian, do të ndihmojnë mjekët dhe infermierët për të komunikuar pa pasur kontakt fizik Robotët

ITALI– “I para quhet Tommy”. Tashmë ai e ka pagëzuar me të njëjtin emër si djali i tij, prof. Francesco Dentali, Drejtor i departamentit të Mjekësisë me Intensitet të Lartë të Spitalit “Circolo di Varese”, është i kënaqur me këto përforcime të sapoardhura.

Gjashtë robotë tani do të ndihmojnë profesionistët e kujdesit shëndetësor në ndihmën e dymbëdhjetë pacientëve Covid-19, një robot për çdo dy pacientë.

Ata hyjnë në dhoma dhe bëjnë të mundur monitorim në distancë, kjo ndodh falë aparatit fotografik me të cilin janë të pajisur, në fakt stafi e sheh pacientin dhe e monitoron atë pa qenë fizikisht në dhomë, ku në këtë mënyrë zvogëlohet konsumi i pajisjeve mbrojtëse dhe kursehet kohë, duke përfshirë edhe kohën  për për veshjen dhe zhveshjen e mjekëve .

Por, këta robotë në gjatësinë e një fëmije janë edhe  “humanë”, pasi përmes tyre, në të vërtet, mjekët dhe infermierët mund të komunikojnë me pacientin dhe, nëse ai nuk është në C-PAP, ai mund të përgjigjet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Natyrisht që këto robotë nuk e eleminojnë kontaktin e njeriut me pacientin, por ato shmangin hyrjen dhe konaktin e drejtpërdrejtë mes të sëmurëve dhe mjekëve. Në të vërtetë, duke na kursyer kohën e veshjes dhe zhveshjes, e cila ka një ndikim të rëndësishëm në biznesin tonë, cilësia e kohës që do t’u kushtojmë pacientëve.”- shpjegon Prof. Dentali.

Burimi: asst

A.C/Dosja.al 

Shto Koment