Bota

Gjashtë muaj brug ose gjobë 7 mijë dollarë, masat e forta të Singaporit për çdo qytetar që qëllimisht nuk respekton distancën

Çdo person që thyen rregullin e fortë të izolimit, do dënohet me 6 muaj burg ose do të paguaje një gjobë që shkon deri në 7 mijë dollarë.
Featured image of article: Gjashtë muaj brug ose gjobë 7 mijë dollarë, masat e forta të Singaporit për çdo qytetar që qëllimisht nuk respekton distancën Pamje nga Singapori

SINGAPOR– Koronavirusi ka shtyrë shumë shtete nëpër botë që të marrin rregulla të forta në mbrojtjen nga koronavirusi. Izolimi është tashmë një rregull global për të luftuar koronavirusin, prandaj edhe çdo shtet ka vendosur dënime të ndryshme  nëse rregulli thyhet nga qytetarët.

Edhe zyrtarët në Singapor kanë masa drastik për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit. Mes tyre është dhe dënimi me 6 muaj burg për çdo qytetar që qëllimisht nuk respekton distancën me persona të tjerë.

Ndërkohë në vend janë mbyllur të gjitha lokalet, kinematë shkollat dhe janë anuluar eventet ku mblidhen  shumë njerëz. Çdo person që thyen rregullin e fortë të izolimit, do dënohet me 6 muaj burg ose do të paguaje një gjobë që shkon deri në 7 mijë dollarë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë edhe në Europë, gjendja nuk është e mirë pasi përhapja vazhdon ende me të njëjtën shpejtësi. Bllokimi i pjesshëm në Gjermani do të vazhdojnë edhe për pak kohë. Italia dhe Spanja vijojnë më shifra të frishme të vdekurisht çdo ditë. Deri më tani Italia ka shënuar 80,589 të infektuar, ndërsa Spanja ka 4858 viktima dhe 64,059 të infektuar.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

Shto Koment