Factcheck

‘Gjakun e kam dhënë për liri e vatan’/ Mish, raki, çifteli e të përqafuar rreth sofrës, zbulohet ç’e pengoi opozitën e re të shkonte në Astir (VD)

Protestuesit e Astirit arritën që të zgjonin nga gjumi ish-deptuetët e opozitës ( me pak vonëse, por arritën), por sërish nuk mundën që të depërtonin brenda dritarëve të deputetëve që janë në Kuvend e përfaqësojnë popullin opozitar.

TIRANË- Ku ishin deputetët e opozitës? Kjo është pyetja që bëjnë të gjithë qytetarët sot, teksa shihnin banorët e Unazës së Re që klithnin nga dëshpërimi se po u prisheshin banesat, por askush nuk i dëgjonte askush.

Protestuesit e Astirit arritën që të zgjonin nga gjumi ish-deptuetët e opozitës ( me pak vonëse, por arritën), por sërish nuk mundën që të depërtonin brenda dritarëve të deputetëve që janë në Kuvend e përfaqësojnë popullin opozitar.

Po ku ishin këta deputetë, që hynë në Kuvend për të bërë revulucion?

Ralf Gjoni, Majlinda Halilaj, Ylli Shehu, Edlira Hyseni e Nimet Musai që paguhen nga taksat e atyre banorëve që sot ishin në mëshirë të fatit, kanë qenë larg zhurmës së Tiranës. Sipas një videoje të publikuar nga deputejta e Grupit të Pavarur, Edlira Hyseni, shihet se ata ia kanë marrë këngës me çifteli.

Video mban datën 9 nëntor (ditë e shtunë, ditë pushimi), por duket se kënga është nisur prej aaj dite e nuk ka mbaruar dhe sot. Të katër këta deputetë, harruan që janë deputetë, pasi nuk u kujtuan për banorët që po u prisheshin banesat.

Ralf Gjoni si një nga më aktivët e këtij grupi, ka gjetur pak minuta nga koha e tij për të reaguar për Unazën e Re, por reagimi ka ardhur nga Facebook dhe jo nga sheshi i protestës. “TURP! TURP! TURP! Dhuna shtetërore në Astir është e turpshme dhe e papranueshme. Shteti më i korruptuar në Evropë i trajton qytetarët e tij si kafshë pa vlerë ndërkohë që vetë funksionon si korporatë aksionare kriminale. Kjo po që është #Rilindje…”, shkruan Gjoni, në një postim të bërë në një kohë kur banesat ishin rrafshuar.

Opozita vërtetë është e re, por zakonet e saj janë të vjetra: Harresa e qytetarëve!

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment