DiasporaRajoni

“Gjakderdhje financiare”, PSD protestë para Kryeministrisë së Kosovës, arrestohen disa persona

  • Protesta e PSD, Salihu: Erdhi dita që Kurti po i arreston shokët e shoqet me të cilët e ngriti Vetëvendosjen
  • Zyrtarë të kësaj partie kanë hedhur bojë të kuqe në drejtim të objektit të Qeverisë si dhe kanë vendosur mbishkrime “Gjakderdhje financiare”.
    Featured image of article: “Gjakderdhje financiare”, PSD protestë para Kryeministrisë së Kosovës, arrestohen disa persona Pamje nga protesta e PSD kOSOVE

    KOSOVË– Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot një protestë në oborrin e institucionit të Qeverisë.

    Zyrtarë të kësaj partie kanë hedhur bojë të kuqe në drejtim të objektit të Qeverisë si dhe kanë vendosur mbishkrime “Gjakderdhje financiare”.

    Zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuqi ka konfirmuar për Express se të arrestuar janë: Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Frashër Krasniqi, Qëndrim Sahiti dhe disa të tjerë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Policia e Kosovës së bashku me Njësitin Special kanë sulmuar aktivistët e PSD-së, ku mbetën të arrestuar: Nol Nushi, Frasher Krasniqi, Zgjim Hyseni, Qendrim Sahiti dhe të tjerë. U sulmuam me gaz lotësjellës të gjithë që ishim aty”, – ka thënë ajo.

    (d.a/dosja.al)

    Shto Koment