Blog

Gishti i Borchardt na tregoi Hënën, media tradicionale heshti… kur ndodhi çudia: Ambasadori foli dhe e pranoi vetë

Por teksa njerëzit po flisnin për këtë çështje, të paktë ishin ata që ishin në gjendje që ta gjenin videon nëpër mediat tradicionale. Edhe pse kjo ngjarje do ishte bërë lajm në çdo vend të lirë, paradoksi shqiptar vazhdoi sërish të hënën në mëngjes, kur nëpër media po publikoheshin reagime për lajmin, por lajmi nuk gjendej askundi.
Featured image of article: Gishti i Borchardt na tregoi Hënën, media tradicionale heshti… kur ndodhi çudia: Ambasadori foli dhe e pranoi vetë Berndt Borchard duke nxjerre gishtin e mesit

Thonë se mënyra më e mirë për të pikasur se në çfarë gjendje ka degraduar liria e një vendi është që të shohësh se çfarë diskuton komuniteti online dhe më pas të hedhësh sytë nga media tradicionale. Në ditët e sotme kjo është rruga për të kuptuar censurën.

Një paradoks u shënua mbrëmë teksa rrjetet sociale po zienin mbi një video ku shfaqej ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt, ndërsa kalonte pranë protestuesve të Astirit, duke u bërë disa shenja fyese me gisht pas thirrjeve të tyre ‘Rama ik’ dhe ‘Shame on you’.

Por teksa njerëzit po flisnin për këtë çështje, të paktë ishin ata që ishin në gjendje që ta gjenin videon nëpër mediat tradicionale. Edhe pse kjo ngjarje do ishte bërë lajm në çdo vend të lirë, paradoksi shqiptar vazhdoi sërish të hënën në mëngjes, kur nëpër media po publikoheshin reagime për lajmin, por lajmi nuk gjendej askundi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ishim mësuar të shihnim heshtje për gjërat e qeverisë, por kulmi arriti kur vetë Bernd Borchardt kërkoi ndjesë për gjestin ndaj protestuesve, por kishte njerëz që nuk e kuptonin se përse kishte reaguar përfaqësuesi më i lartë i OSBE-së në Shqipëri, njeriu që duhet të kujdeset më shumë nga të huajt e tjerë këtu për lirinë e medias.

Në këtë mënyrë, ai gishti që ngriti lart Borchardt në një natë të kthjellët me Hënë të plotë na tregoi qartazi këtë të fundit.

Thonë se një vend është i dështuar kur i katandiset liria e medias. Hëna plot dritë e së dielës së dytë të tetorit na e tregoi qartë këtë. Marrë nga Mapo.al

Shto Koment