Showbiz

Gigi Hadid në pritje të ëmbël! Supermodelja dhe Zayn Malik prindër për herë të parë

Pavarësisht se fshehu shtatzëninë për më shumë se pesë muaj, ikona e modës nuk e ka ngadalësuar ritmin e saj, duke dhuruar shfaqje të shumta në pistë për këtë vit.
Featured image of article: Gigi Hadid në pritje të ëmbël! Supermodelja dhe Zayn Malik prindër për herë të parë Modelja, Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik.

SHBA– Gigi Hadid është në pritje të ëmbël për herë të parë me të dashurin e saj Zayn Malik. Sipas burimeve supermodelja me famë botërore është 20 javëshe dhe e ka fshehur për muaj me radhë shtatzëninë e saj.

Pas vitesh romancë, ndarjesh dhe ribashkimesh me këngëtarin e famshëm të One Direction, Zayn Malik, duket se ka qenë pikërisht rikthimi i tyre në dhjetor të vitit 2019, përiudhë në të cilën ka ndodhur dhe lajmi i papritur.

Pavarësisht se fshehu shtatzëninë për më shumë se pesë muaj, ikona e modës nuk e ka ngadalësuar ritmin e saj, duke dhuruar shfaqje të shumta në pistë për këtë vit.

Modelja filloi të veshë veshje më të lirshme, më 12 shkurt kur ajo sfiloi për markën prestigjioze Marc Jacobs në javën e Modës në Neë York në një xhaketë të bardhë të lirshme, duke mos treguar linjat e saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk dihet nëse kjo ka qenë një shtatzëni e planifikuar dhe e dëshiruar, apo thjesht ka ndodhur dhe çifti e kanë mirëpritur këtë surprizë të bukur.

Burimi: The Sun

R.L/Dosja.al

Shto Koment