Showbiz

Gigi dhe Zayn rikthehen bashkë? Postimi i tij plot dashuri i shpjegon të gjitha

Marrëdhënia mes Gigi Hadid dhe Zayn Malik ka qenë një ndër lidhjet me më shumë ndarje dhe bashkime në showbiz.
Featured image of article: Gigi dhe Zayn rikthehen bashkë? Postimi i tij plot dashuri i shpjegon të gjitha Zayn Malik dhe Gigi Hadid.

Ata janë njohur në vitin 2015 dhe prej atëherë nuk kanë pasur lidhje me askënd tjetër edhe kur kanë qenë të ndarë. Nuk dihet se cilat janë arsyet e paqëndrueshmërisë së lidhjes, por duket se edhe pse Gigi është përpjekur shumë ta shpëtojë marrëdhënien, Zayn nuk ka mundur të bëjë të njëjtën gjë për shkak të disa problemeve personale.

Këngëtari ka publikuar dje në Twitter “Gigi, të dua”. Pas pak minutash ai e ka fshirë postimin, megjithatë fansat kanë munduar t`i bëjë screenshot. Tani njerëzit nuk dinë si ta marrin këtë postim të Zayn. Disa mendojnë se ishte një mënyrë për të thënë se ata janë sërish bashkë, ndërsa disa mendojnë se ai thjesht nuk e ka marrë ende veten nga ndarja.

Postimi i Zayn Malik.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: E News

L.K/Dosja.al

Shto Koment