Sport

VIDEO/ Ndërroi fanellën me djalin e Maldinit, Buffon befason me deklaratën e tij!

Ai ishte titullar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, në të cilën Juventusi barazoi 1-1 me Milanin në San Siro.
Featured image of article: VIDEO/ Ndërroi fanellën me djalin e Maldinit, Buffon befason me deklaratën e tij! Gianluigi Buffon

Gianluigi Buffon ka ndërruar fanellën me djalin e legjendës së Milanit, Paolo Maldini, Daniel, duke ia shtuar vetes edhe një fanellë në koleksionin e tij. Portieri italian vazhdon të luajë me Juventusin edhe pse ka plot 42 vite.

Ai ishte titullar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, në të cilën Juventusi barazoi 1-1 me Milanin në San Siro. Pas ndeshjes, italiani kishte ndërruar fanellën me Daniel Maldinin, djalin e legjendës italiane dhe të Milanit, Paolon.

Në konferencë pas ndeshjes, Buffon tregoi se koleksionit të tij i kishte shtuar edhe një fanellë, ndërsa krijoi të qeshura me fjalët e tij. Buffon tregoi se tashmë ka ndërruar fanellat me katër legjenda dhe djemtë e tyre, ndërsa po pret nipërit para se të pensionohet.

“Në koleksionin tim kam fanellat e Enrico Chiesas dhe djalit të tij (Federico), George Weah dhe djalit të tij (Timothy), Lilian Thuram dhe djalit të tij (Marcus) dhe tani Paolo Maldini dhe djalin e tij”. “Tani po pres nipërit e mbesat e tyre!”, ka thënë Buffon pas ndeshjes.

(e.ç.dosja.al)

Shto Koment