Aktualitet

‘Na mori më të mirin’/ Kryebashkiaku i së Pukës mesazh prekës për biznesmenin që u shua nga koronavirusi: Ndihmonte familjet në nevojë, thoshte ‘e bëj për Zotin’

Kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj shkruan se 48-vjeçari do të mbahej mend në qytetin e tij të lindjes si një prej kontributorve më të mëdhenj duke i ofruar ngushëllimet e tij familjarëve të tij.
Featured image of article: ‘Na mori më të mirin’/ Kryebashkiaku i së Pukës mesazh prekës për biznesmenin që u shua nga koronavirusi: Ndihmonte familjet në nevojë, thoshte ‘e bëj për Zotin’ Gjon Gjonaj dhe viktima

PUKË– Kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj ka shpërndarë një mesazh ngushëllimi për biznesmenin 48-vjeçar që ndërroi jetë ditën e sotme për shkak të koronavirusit.

Me anë të një statusi në faqen zyrtare të Bashkisë, Gjonaj shkruan se 48-vjeçari do të mbahej mend në qytetin e tij të lindjes si një prej kontributorve më të mëdhenj duke i ofruar ngushëllimet e tij familjarëve të tij. Duke shfrytëzuar dhe rastin, kryebashkiaku u bëri edhe njëherë apel qytetarëve që ta marrnin seriozisht koronavirusin.

Familjet në nevojë i ndihmonte ashtu në heshtje, me togfjalshin e vetëm “E bëj për Zotin”, tek i cili u dorëzua sot. Virusi, për të cilin ka ditë që ju them se nuk duhet marr si një lojë, na mori më të mirin prej nesh,”shkruan ndër të tjera Gjonaj.

MESAZHI I NGUSHËLLIMIT:

Të nderuar miq, fati I keq e deshi që sot të jem I detyruar të ndaj me Ju lajmin e kobshëm për humbjen e mikut tonë të përbashkët, Ndue Marinaj. Virusi, për të cilin ka ditë që ju them se nuk duhet marr si një lojë, na mori më të mirin prej nesh. Ndoja I cili iku sot ashtu në menyrë të pakuptim, do të mbahet mend gjatë si një prej kontributorve më të mëdhenjë në bashkinë tonë, jo vetëm si një biznesmen I suksesshëm gjurmët e të cilit I ndjejm kudo, por edhe në ndihmë të familjeve në nevojë të cilat I ndihmonte ashtu në heshtje, me togfjalshin e vetem “E bëj për Zotin”, tek I cili u dorëzua sot. Personalisht pata fatin ta njoh që në rinin e hershme të tij, dhe gjithnjë Ndoja është dalluar në shkollë, në shoqëri, e më tej dhe në punë, si njeriu I gjendshëm kurdo e kudo. S’fundmi si drejtor rajonal I Rezervave të Shtetit për zonen e Veriut me qendër në Pukë, Ndue Morinaj do të mbahet mend gjatë për gadishmërin dhe korrektësin në çdo rast ndërhyrje dhe veprimit. Sot Puka ka një kontributor të shquar më pak! Do të na mungoj një prej djemve të zellshëm që nuk reshti së kontribuari për vendlindjen e tij!
Do të na mungoj një prej drejtuesve që krijoi modelin e menaxhimit të një strukture jo pak të lehë. Personalisht do të më mungoi miku im më I mirë, I cili më mbështeti e shoqëroi në të gjithë veprimtarin time në shërbim të Pukës, këtij vendit tonë të dashur që u desh shumë punë e mund ta transformonim deri ku është sot. Në këtë ngjarje që na tronditi të gjithve pa masë në emer të komunitetit pukjan I shpreh ngushëllimet e sinqerta, prinderve, fëmijëve, bashkëshortës dhe të gjithë të afërmve. Zoti na e lehtësoft të gjithëve këtë dhimbje të madhe! Të nderuar bashkqyetar, JU LUTEM merreni seriozisht kërcenimin nga ky Virus. JU LUTEM tregoni kujdes. Bejeni për veten tuaj, për familjen dhe Shoqerinë. Po kalojmë kohë të vështira dhe me rrezik serioz! Zoti na ndihmoft të gjithve! U prehsh ne PAQE miku im! 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet.

Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë e Pogradec. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment