Aktualitet

Krimi shqiptar thyen ‘kodet’ zakonore, vrasjet që s’kursyen sytë e grave dhe fëmijëve, i vogli i çiftit Bërçana u mbulua në gjak… e deri te ekzekutimi i Reçit pasi gëzoi të miturin (SKEDA)

Dosja.al sjell një skedë për të treguar sesi ‘hasmi’ godet dhe përdhos trupat e viktimave të tyre. Në Kanun nuk thuhet se vriten fëmijët as gratë për gjak!
Featured image of article: Krimi shqiptar thyen ‘kodet’ zakonore, vrasjet që s’kursyen sytë e grave dhe fëmijëve, i vogli i çiftit Bërçana u mbulua në gjak… e deri te ekzekutimi i Reçit pasi gëzoi të miturin (SKEDA) Foto të viktimave nga atentatet

TIRANË- Vrasjet mafioze kanë tronditur opinionin publik në vend, më shumë për mënyrën se si janë kryer sesa për fenomenin e prishjes së pazareve. ‘Killerat’ nuk kanë kusyer viktimat e tyre duke i ekzekutuar edhe para syve të grave dhe fëmijëve të tyre duke thyer kështu edhe ‘kodet zakonore’ të shkruara edhe në Kanunin e Lekë Dukagjinit.

Dosja.al sjell një skedë të tyre për të treguar sesi ‘hasmi’ godet dhe përdhos trupat e viktimave të tyre. Në Kanun nuk thuhet se vriten fëmijët as gratë për gjak! Madje dhe në rastet e marrjeve të gjakut, vrasësi e qëllon viktimën e tij në një moment kur është vetëm, e thërret në emër dhe i tregon se prej kujt po i vjen plumbi. Pasi ka kryer aktin, gjakësi i afrohet viktimës e kthen mbarë, i mbyll sytë dhe i lë pranë pushkën.

Të gjitha këto ‘kode’ zakonore janë thyer nga vrasësit e kohëve moderne duke mos kuryer asnjë.

VRASJA NË SHKODËR

Më 15 korrik të vitit 2018 krimi i dyfishtë tronditi Shkodrën. Një ish-punonjës policie i identifikuar si Boran Bërcana u vra bashkë me  bashkëjetuesen e tij, Silvi Ndocin. Skena e krimit tronditës ka ndodhur përpara syve të djalit 2-vjeçar, i cili u kursye nga breshëria e 23 gëzhojave që u gjet në vendngjarje. Fatmirësisht i mituri shpëtoi pa lëndime por u gjet i ‘larë’ me gjakun e prindërve të tij, dhe i trembur ishte strukur për më shumë se 6 orë në prehrin e nënës.

MASAKRA E BRADASHESHIT

Tre ditë para ndryshimit të viteve në dhjetor të 2018-ës, 3 persona, mes tyre edhe një shtetas turk, u vranë me breshëri kallashnikovi brenda makinës tip “Range Rover”. Dy shqiptarët e vrarë ishin Endrit Alibej 34 vjeç; Arben Dylgjeri, 56 vjeç, të dy kushërinj me njëri-tjetrin dhe Erdal Durunay, 51 vjeç. Shqiptarët sapo ishin kthyer për të kaluar festat e fundvitit me familjarët e tyre, kur në afërsi të Kombinatit Metalurgjik një makinë u ka zënë pritë dhe i ka qëlluar pa mëshirë. Famtmirësisht plumbat kanë kursyer makinat para ‘Range-t’ me targa rumune, ku po udhëtonin gratë e fëmijët e të vrarëve. Në 3 makinat ndodheshin 5 gra dhe 3 fëmijë.

VRASJA NË KAVAJË

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një kasaphanë tjetër e zhvilluar në sytë e një fëmije ishte edhe ajo e Dritan Haxhollit. 41-vjeçari u vra me armën e shërbimit të efektivit të sigurisë së burgjeve Bledar Toçit, në apartamentin duplex të Marsida Qatjas. Ngjarja ka ndodhur pikërisht kur në dhomën ngjitur flinte djali i saj 2-vjeç, që shpërtoi mrekullisht pa asnjë lëndim.

ELIMINIMI I ARMANDO GJINIT

Edhe Armando Gjini i njohur gjithashtu si ‘ushtari i Met Kananit’ u ekzekutua me breshëri plumbash në sy të dy fëmijëve të tij. 48-vjeçari nuk u fal edhe pse ishte në një mjet me  fëmijët e tij, pikërisht në momentin kur gruaja kishte dalë nga mjeti për të blerë diçka në dyqan. Por kjo nuk ishte hera e parë që jeta e Gjinit ishte kërcënuar. Pak muaj pas daljes nga burg, më 6 maj të 2019 viktimës iu vu tritol në makinën e tij. Ai bashkë me familjen e tij shpëtuan mrekullisht pasi pikasi lëndën shpërthyese para se të futej në mjet. Sasia e eksplozivit i ishte vendosur në sediljen e pasme të makinës.

PLUMBI NË ZEMRËN E KASTRIOT REÇIT

Mbërrijmë tek ngjarja më e fundit, ajo e eliminimit fizik të 47-vjeçarit Kastriot Reçi. Në videon e siguruar nga Dosja.al biznesmeni është qëlluar me një snajper sapo ka takuar gruan dhe ka nisur që të luajë me fëmijën. Pasi është gëzuar me të, Reçi ka drejtuar trupin dhe…bam! Plumbi që i shkoi mes zemrës e la të vdekur në vend në sy të djalit.

P.S. Përveç rastit të Kavajës, për asnjë nga rastet e mësipërme nuk njihen autorët pavarësisht se hetimet kanë nisur. Policia kërkon por ‘hitman-ët’ enden të lirë dhe i vetmi dënim që vuajnë është ai i ndërgjegjes së tyre…nëse e kanë ende një të tillë.

(k.m:E.K/dosja.al)

Shto Koment