LIVE UPDATES
Aktualitet

18 mijë të vdekur? Mjeku Gëzim Xhepa i përgjigjet Ramës: Ekspertët e tu kanë bërë një gabim trashanik, skenari më i k

20 Prill 2020, 09:40 Nga DOSJA
18 mijë të vdekur? Mjeku Gëzim Xhepa i përgjigjet

TIRANË– Mjeku Gëzim Xhepa i është përgjigjur keryministrit Edi Rama, i cili në fjalën e tij nga Kuvendi tha se Shqipëria do të kishte 18 mijë viktima nëse nuk do të zbatoheshin masat e qeverisë. Në një analizë të publikuar në profilin e tij në Facebook, Xhepa shkruan se ekspertët që i kanë dhënë këtë shifër kryeministrit Rama kanë bërë një gabim trashanik.

Sipas mjekut, Shqipëria në çdo lloj forme do të kishte një shifër të vdekurish shumë më të vogël se 18 mijë. edhe në skenarin më të keq, sipas mjekut, Shqipëria nuk mund t’i kalonte 1100 të vdekur.

Shkrimi i plotë

Përballë kësaj deklarate të KM, ndjeva presionin e shifrave të kobit, të përllogaritura nga kompetentë në krah të tij, që induktuan në Shqipëri një nga karantinat më të egra, më riskioze dhe më recesionuese në Evropë…!!! E anashkalova si deklaratë, pasi e konsiderova lapsus politik dhe jo manovër politike, për vetë infatilitetin dhe butaforinë, që mbante në vete. Por fushata propagandistike mediatike që e shoqëroi, si dhe numri befasisht i ulët i moshës së tretë në qarkullim, gjatë fashës së lirisë orare të të shtunës, më bënë të reflektoj, se fatkeqësisht shifra ishte marrë seriozisht dhe kish suprimuar, duke ngjallur panik. Po marr përsipër të bëj argumentim të ftohtë matematik nga ëorldmeters of coronavirus…!!! Së pari: Suedia, që nuk vuri asnjë masë izoluese, u pasua nga një vdekshmëri 152 vdekje/mln (vdekje/ për 1 milion banorë). Shqipëria vetëm 9 vdekje/mln, në rrethanat e mungesës së karantinës do kishte 442 vdekje, tmerrësisht larg 18000 vdekjeve të shifrës kryeministrore. Ky numër nuk merr parasysh ndryshimin epidemiologjik që shfaqi popullata e Evropës Lindore karshi asaj perëndimore në ndjeshmërinë, prekjen dhe agresivitetin e COVID-19, ku shifrat rezultojnë rreth 70% më të ulta. Pra numri i vdekjeve në mungesë karantine do na rezultonte rreth 133.

Së dyti: Në media u transmetua me bujë se Z. Tsipras vlerëson mjaft lart strategjinë e izolimit dhe bllokimit të gjithë jetës së vendit nga Qeveria Shqiptare dhe anashkalon problematikat e këtij bllokimi jo vetëm për ekonominë, por edhe viktimat që prodhohen nga nxjerrja jashtë loje dhe futja në kolaps të shërbimit shëndetësor. Z. Tsipras me strategjinë tuaj ju keni vetëm 2 vdekje/ mln më shumë. Pyetja është e thjeshtë: A është shembull për t’u marrë Shqipëria?! Ne me strategjinë tuaj, jo totalisht mbytëse, do kishim vetëm 5 vdekje më tepër, ose 31 vdekje

Së treti: Po trumbetohet me forcë suksesi i izolimit shqiptar në raport me rajonin dhe shoh ekzaltim butaforik, pa përllogaritje të dëmeve, që po pasojnë kohëzgjatjen dhe agresivitetin e këtij izolimi. Vdekjet/ mln në rajon në rend ngjitës janë Bullgaria 6, Mali i Zi me 8, Shqipëria 9, Greqia 11, Kroacia 11, Serbia 14, Bosnje Hercegovina 15, Maqedonia 24, Sllovenia 36. Shifrat dëshmojnë se nuk jemi as vendi që duhet marrë shembull dhe as më i problematiku në rajon. Duke ju kthyer tendencave për ligjërimin e problematikave të një karantine kaq agresive, numri i vdekjeve në Shqipëri do të varionte në vlerë absolute nga 18 (në situatën bullgare) deri në 108 (në situatën Sllovene). Një pyetje e thjeshtë per epidemiologët, sa janë viktimat e një epidemie gripi të zakonshëm në Shqipëri…?!!! Sa vdekje pritet të shkaktojë traskurimi i sëmundjeve kronike dhe jeta sedentare e moshës së tretë, në kushte të daljes jashtë sistemit e QSUNT për gjithë periudhën e izolimit…?!!!

Zoti Kryeministër, ekspertët tuaj kanë bërë një gabim trashanik me shifrën prej 18000 vdekjesh që ju kanë referuar në mungesë izolimi, se në skenarin më të keq që përmendet në analizat tuaja situata e kolapsit shëndetësor italian, shifra e të vdekurve në Shqipëri nuk mund t’i kalonte 1100 të vdekur.

I kthehem një analize disi më profesionale për rastet e reja që dalin dhe që evidentohen nga tamponimi i popullatës target, të kontakteve të drejtpërdrejta me coronavirusin. Të jemi të ndërgjegjshëm, që këto raste nuk influencohen nga karantina dhe agresiviteti i saj. Pasi këto raste shpesh janë në rrethin e ngushtë, ku nuk penetrojnë masat e karantinës, si p.sh.: brenda familjes së vogël, brenda një fisi, apo miqësie të ngushtë, etj. Në këtë popullsi, shkalla e infeksiozitetit rezulton nga 5 deri në 10% (jo për meritë të karantinës). Në këto rrethana janë serotestet në personat tampon negativ, që do vërtetonin nëse kjo është rezistencë gjenetike, apo skalionet e të infektuarve janë të fundit në një rreth social tashmë të imunizuar nga kalimi i virusit…!!! Gjithë këtë analizë modeste e bëra, për të inkurajuar çlirimin e masave të izolimit, zbutjen e tyre, dhe kthimin gradual në normalitet të jetës sociale, ekonomike dhe atë shëndetësore në vend. Për dikë që shqetësohet nga analiza ime jo prej specialisti të mirëfilltë, po e sqaroj se analiza e mësipërme është më tepër matematike, se sa mjekësore…!!!

Gjatë seancës së mbajtur në Kuvend më 16 prill, kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria do të kishte 18 mijë të vdekur nëse nuk do ishin marrë masat nga qeveria. Ai shtoi se të gjithë flasin ‘dëngla’ ndërkohë që duhet të falenderojnë masat e marra që kanë mbrojtur vendin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama gëzim xhepa koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 edi rama gëzim xhepa koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll
Aktualitet 20 Prill 2020, 09:26

SHKODER– Tri rastet e konfirmuara me koronavirus në Shkdoër përfshijnë një shitëse në një furrë buke, një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, dhe një pa...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni