AktualitetDikur

12 vite nga tragjedia e Gërdecit, 26 humbën jetën persona në fabrikën e demontimit të armëve, politika ende hesht

Vitin që shkoi familjarët e viktimave  përkujtuan familjarët e tyre duke zhvilluar homazhe te Memoriali i viktimave, në periferi të fshatit Gërdec. Ndërsa sot janë izoluar në banesa, duke i kujtuar ndoshta mes njëri-tjetrit.
Featured image of article: 12 vite nga tragjedia e Gërdecit, 26 humbën jetën persona në fabrikën e demontimit të armëve, politika ende hesht Pamje nga Gërdeci

TIRANË– Teksa e gjithë vëmendja e mediave është fokusuar tek pandemia e koronavirusit, e cila ka marrë edhe jetë njerëzish në Shqipëri, 15 marsi shënon një ditë po aq tragjikë.

Si sot, 12 vite më parë ndodhi tragjedia e Gërdecit, ku në fabrikën e demontimit të armëve humbën jetën 26 persona, rreth 300 të tjerë u plagosën, ndërkohë që dëmet materiale ishin të panumërta.

Vitin që shkoi familjarët e viktimave  përkujtuan familjarët e tyre duke zhvilluar homazhe te Memoriali i viktimave, në periferi të fshatit Gërdec. Ndërsa sot janë izoluar në banesa, duke i kujtuar ndoshta mes njëri-tjetrit pa mundur që të vizitojnë banesën e tyre të përjetshme. Por kurrsesi nuk mund ta harrojnë atë që ndodhi.

Ndërsa politika…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ashtu siç ndodh për vite me radhë, politika e majtë dhe e djathtë ende nuk është kujtuar, por megjithatë kanë një justifikim: po merren me parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Edhe sot pas 12 vitesh, ende nuk ka një reagim… ende nuk ka një kërkim falje nga maxhoranca (e asokohe) e Berishës, apo opozita e djeshme e Edi Ramës që premtonte se me të ardhur në pushtet do të çonte pas hekurave fajtorët.

Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë ndërkohë që Fatmir Mediu, në atë kohë ministër i Mbrojtjes i shpëtoi gjykimit pasi kishte mandatin e deputetit. Mihal Delijorgji, president i shoqërisë Albademi, Ylli Pinari, drejtor i MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës Albademi, ishte treshja e të pandehurve kryesorë për Tragjedinë e Gërdecit.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment