Sport

Georginio Wijnaldum nxjerr zbuluar teknikun Klopp, ja çfarë i huazon ai Ronaldos

Trajneri i Liverpul Jurgen Klopp ka veshur një palë të brendshme të CR7-ës në takimin me lojtarët para se të fillonte finalja e Champions League 2018 kundër Real Madrid që ka shkaktuar tek të gjithë të qeshura.
Featured image of article: Georginio Wijnaldum nxjerr zbuluar teknikun Klopp, ja çfarë i huazon ai Ronaldos Jurgen Klopp

Georginio Wijnaldum ka treguar se tekniku i Liverpul i ka punuar një shaka pas shpine yllit portugez Cristiano Ronaldo përpara finales së Champions League 2018.

Trajneri i Liverpul Jurgen Klopp, ka veshur  një palë të brendshme të  Ronaldos në takimin me lojtarët para se të fillonte finalja e Champions League 2018 kundër Real Madrid, që ka shkaktuar tek të gjithë të qeshura.

Veprimi i teknikut Klopp kishte ardhur si nevoj për të lehtësuar lojtarët nga tensioni para një ndeshje kaq të rëndësishme.

Ne pamë se ai kishte veshur pantallona të shkurtra (bokse) të Cristiano Ronaldos. Këmishën e kishte futur pikërisht në mbathjet, që kishin logon “CR7”. E gjithë salla shpërtheu, ne u shtrimë në dysheme duke qeshur. Kjo me të vërtetë e theu akullin. Zakonisht në ato situata, të gjithë janë seriozë dhe të përqendruar, por Klopp ishte i qetë dhe e bëri këtë për shaka. Ai ka bërë qindra shaka të këtij lloji, për të na larguar presionin. 

Nëse shihni se trajneri juaj është me të vërtetë i sigurt dhe i qetë, atëherë kjo do të ketë efekt edhe te lojtarët. Jurgen ka një figurë prej babai për lojtarët. Me shaka dhe gjuhën e trupit, ai e heq presionin nga lojtarët. Kur kam problem, mund të shkoj gjithmonë te trajneri. Mund t’i shkruaj disa ditë më parë dhe ta pyes nëse ka një minutë kohë për mua. Ai është gjithmonë kurioz për çfarë dua të konsultohem: A është diçka e keqe, e mirë? Çfarë është ajo? Klopp gjithmonë përpiqet të bashkëjetojë me personin tjetër, do të ndiejë atë që po kalon. 

Ai është një njeri me të vërtetë i veçantë për mua. Unë e shoh atë më shumë se një trajner, si një mik me të vërtetë të mirë. Të gjithë më pyesin si është si person. A është e rreme ajo sjellje hokatare në publik? Jo, kështu është ai. Edhe në stërvitje, ai është i njëjti. Jurgen është gjithmonë i sinqertë dhe sigurohet që ne të mos fluturojmë. Përpiqet të na mbajë me të dyja këmbët në tokë”.-shprehet Georginio Wijnaldum.

Burimi:EXPRESS

(d.k/dosja.al)

Shto Koment