Sport

Napoli forcon krahët në prag të ndeshjes kundër AZ Alkmar, Hysaj rezulton negativ me COVID-19

Hysaj u infektua me COVID-19 gjatë grumbullimit me kombëtaren shqiptare teksa rezultoi pozitiv para ndeshjes së Nations League ndaj Bjellorusisë
Featured image of article: Napoli forcon krahët në prag të ndeshjes kundër AZ Alkmar, Hysaj rezulton negativ me COVID-19 Gennaro Gattuso dhe Elseid Hysaj
Përditësuar:

NAPOLI– Ditën e enjte Napoli do të luajë kundër AZ Alkmar, takim ky i vlefshëm për raundin e 5-të të Grupit F. Pas dy fitoreve rradhazi, napolitanët do të kërkojnë fitoren e rradhës për të blinduar vendin e parë në grup pasi dy skuadrat janë në kuotë të barabartë pikësh me 7 të tilla. Një lajm i mirë vjen në klubin e Napolit ku Elseid Hysaj ka rezultuar negativ pas tamponit të rradhës.

Hysaj u infektua me COVID-19 gjatë grumbullimit me kombëtaren shqiptare teksa rezultoi pozitiv para ndeshjes së Nations League ndaj Bjellorusisë. Në këto dy javë kuqeziu ka qëndruar në karantinë por nga dita e sotme pritet t’i bashkohet Napolit në stërvitje me shpresën se do të luajë disa minuta në sfidën e të enjtes ndaj Alkmaar për të qenë plotësisht gati për takimin e fundjavës në Serie A ndaj Crotones në transfertë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment