Politike

Gënjeshtra spektakolare e Veliajt: S’e njoh Petrit Fushën (Fotoja që nxjerr blof kryebashkiakun)

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka mohuar se e njeh ish-prokurorin Petrit Fusha. I vënë para fotos së tyre Veliaj u shpreh se kur e kishte takuar Fusha nuk ishte prokurori i çështjes së Ardit Gjoklajt.
Featured image of article: Gënjeshtra spektakolare e Veliajt: S’e njoh Petrit Fushën (Fotoja që nxjerr blof kryebashkiakun) Kryebashkiaku Erion Veliaj

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i ftuar në “Opinion” ka mohuar se e ka takuar apo se ka lidhje me ish-prokurorin Petrit Fusha.

“Nuk kam asnjë lidhje, e kam takuar vetëm një herë që kishte celebrimin e djalit. Nuk ishte fare prokurori i kësaj çështje, bashkia nuk ishte fare e përfshirë në këtë çështje dhe siç doli nga tjetër prokuror dhe vendim gjykate ngjarja kishte ndodhur jashtë Sharrës sjellë në Sharrë. Siç kemi patur plot raste kur krimet kryhen në një vend dhe transportohen. Sot në landfillin e Sharrës nuk punon asnjë djalë nën 18-vjeç dhe këtë ua siguroj.”, tha Veliaj.

I vendosur përballë fotos të publikuar në media që në vitin 2016 ku shihet qartë teksa ishte në një tavolinë me ish-prokurorin Fusha, Veliaj u përgjigj se ai në atë kohë nuk ishte prokurori i çështjes “Gjoklaj.”

Erion Veliaj dhe Petrit Fusha

“Kur e kam takuar nuk ka qënë prokuror i çështjes. Ngjarja e Arditit ndodhi jashtë landfillit të Sharrës.”

Po kush është Petrit Fusha dhe cila është lidhja e tij me çështjen e Ardit Gjoklajt?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Historia e të miturit, Ardit Gjoklaj, i cili u gjet i pajetë në landfillin e Sharrës hapi një valë polemikash dhe debati në vitin 2016, kohë kur ndodhi ngjarja. Partia Demokratike akuzoi kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, se kishte ndërhyrë tek prokurori i Tiranës, Petrit Fusha për hetimet e kësaj ngjarjeje. Ardit Gjoklaj u vra, dhe vrasja e tij, siç na informon sot pas 3 vitesh Gjykata e Tiranës, kurrë nuk u hetua. Prokurori Petrit Fusha njihet si personi që ka hetuar para disa vitesh dosjen e Ardit Gjoklajt. Lidhur me çështjen, prokurori nuk ka shpëtuar as nga akuzat e Partisë Demokratike të transmetuara nëpërmjet ish-deputetit Ervin Salianji.

Salianji e akuzonte prokurorin se ishte djali i xhaxhait të Shkëlqim Fushës, pronarit të “Fusha sh.p.k” dhe vëllai i Sulejman Fushës i kapur në Spanjë me 75 kg heroinë.

“Petrit Fusha, që deri dje drejtonte Prokurorinë e Tiranës, është vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës. Kryeprokurori Fusha, vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës, mbylli dosjen e Ardit Gjoklaj, ku Bashkia kishte përgjegjësi penale pasi në landfillin e Sharrës punonte një minoren. ”

Fusha u dorëhoq nga drejtësia më 6 mars teksa ishte në pritje të datës për seancën e Vettingut. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment