Editorial

Gënjeshtra i ka këmbët e gjata!

Diga e ndritur nga Ilir Meta, për shkak të kompetencave honorifike është një digë prej rëre që nuk e frenon dot rrymën gërryerse të pushtetit absolut të Ramës. Këtë mund ta bënte vetëm një drejtësi e pavarur. Po a është “Drejtësia e Re” e tillë? Spak-u megjithë entuziazmin e Ambasadores Kim, nuk po duket gjëkundi edhe pse në sirtarët e tij flenë me dhjetra denoncime te shoqërisë civile dhe opozitës.
Featured image of article: Gënjeshtra i ka këmbët e gjata! Ilir Gjini
Përditësuar:

“Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra” – një shprehje që e dëgjojmë shpesh, madje  përpiqemi që edhe fëmijët ta vënë “vath në vesh” pasi e vërteta herët a vonë do dali në shesh të mejdanit. Po nëse gënjeshtra është e veshur me kostumin e politikanit , shtetarit apo deputetit a ka gjasa që të dali në shesh? Por edhe nëse del, a do ketë kush pasoja për gënjeshtrën e radhës? Në një ballafaqim me gazetarët në Opinion, pamë K/ministrin që veç gjestikulacioneve dhe “energjisë pasionante”, nxorri në treg  teorinë  se gënjeshtar apo hajdut dy metra nuk ka! Deri më sot askush nuk ka zbuluar ndonjë lidhje mes gjatësisë dhe ndershmërisë, apo që gënjeshtra është në përpjestim të zhdrejtë me gjatësinë dhe gënjeshtarët duhet t’i kërkojmë vetëm te njerëzit e shkurtër!  Veç showt të radhës, gjuha e forcës e K/ministrit dhe siguria për “kurorëzimin e tij të tretë” në fronin kryeministror, nuk buron nga gjatësia e tij apo ngaqë nuk ka gënjshtar e hajdut dy metra por, pasi në startin e garës për fronin kryeministror, Rama është disa dhjetra metra para garuesve të tjerë. Kjo, pasi ka shtënë në dorë çdo pushtet të mundshëm që nga qeveria deri te media dhe tani kërkon të marrë edhe pushtetin e vetëm që nuk e ka ende, Opozitën.

Pasi ka blerë opozitën që ka zënë karriget e parlamentit gjysmak, duke ulur pragun në një përqind, me shumë gjasa edhe parlamenti i ardhshëm do jetë i mbushur me “kërpërata e jehniçerë”, që do t’i mundësojnë Ramës vazhdimësinë e  pushtetit. Këtë panoramë para zgjedhore, e bëjnë edhe më të zymtë “gjyqtarët ndërkombëtar” me në krye Ambasadoren Kim, që nga gjyqtarë janë shdërruar në arbitra të njëanshëm në favor të qeverisë. Për interesa okulte të vendeve që përfaqësojnë ata po mbyllin sytë para çdo cënimi që i bëhet demokracisë, siç ishte dhe rasti i fundit i ndryshimit të Kushtetutës vetëm me vullnetin kryeministror. Vrapin e Ramës drejt mandatit të tretë nuk mund ta frenojë as retorika e ashpër e Presidentit. Diga e ndritur nga Ilir Meta, për shkak të kompetencave honorifike është një digë prej rëre që nuk e frenon dot rrymën gërryerse të pushtetit absolut të Ramës. Këtë mund ta bënte vetëm një drejtësi e pavarur. Po a është “Drejtësia e Re” e tillë? Spak-u megjithë entuziazmin e Ambasadores Kim, nuk po duket gjëkundi edhe pse në sirtarët e tij flenë me dhjetra denoncime te shoqërisë civile dhe opozitës. Rrjeta e famoze e trumbetuar nga Lu ku do binin peshqit e mëdhenj, doli mall skarco sa mund ta çpojnë edhe cironkat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Retorika civile e opozitës reale pas ndryshimit 100 përqind të kursit duke lenë mënjanë protestat, nuk do mund ta ndali babëzinë e pushtetit. Pas provës së suksesshme  që  beri me  ndryshimin e Kushtetutës,  Rama testoi reagimin e faktorit ndërkombëtar. Duke pasur një përkrahje të hapur amerikane, K/ministri me shumë gjasa do  grabisë edhe aq mandatate sa i duhen për mandatin e tretë.  Sigurisht që do ketë një reagim të “ndërkombëtarëve”, por Znj.Kim apo pasardhësja e saj me siguri do japë ndihmesën  për një tjetër reformë zgjedhore pas katër vitesh. Kështu siç po zhvillohen ngjarjet, me siguri që në zgjedhjet e 25 Prillit do kemi një K/ministër të gjatë, që do qëndrojë me një kohështrirje të gjatë dhe kjo jo për meritë të gjatësisë, por për shkak të babëzisë dhe pangopësisë me pushtetin.

Të gjitha dashuritë me kalimin e kohës veniten, vetëm dashuria për pushtet me kalimin e kohës sa vjen dhe shtohet”. J.Mariq

Etiketa:

Shto Koment